Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
MË MIRË ËNDËRR
 
Pse ma zgjon nga gjumi ëndrrën?
Ka zenë kore plaga e vjetër
Pse ma drithëron zemrën?
Atë kam, s’kam zemër tjetër.
 
Aty stivosur kujtimet,
Aty bleta mbjell nektarin
Aty shuhen dallgëzimet,
Aty thyen dhe deti dallgët.
 
Aty loti bëhet gurë,
Aty guri bëhet lot
Aty ndez zjarrin një buzë,
Buzën që s’e putha dot.
 
E futa puthjen në ëndërr,
Një gjymtyrë më tepër shpirti
Veç në ëndërr mjalt e ëmbël
Se syhapët s’di ku iku!…
 
Tani vjen e më troket!
Ndryshkur dera, s’hapet dot
Akulli s’bëhet i nxehtë,
Më mirë ëndërr se sa lotë.
 
 
 
ÇUDI ME KËTA POETËT
 
Vetëm një çast,
sa një vetull vetëtime,
i dhanë buzëqeshje poetit.
 
Si pjastër mëshire.
 
Në pikën e lotit
e vari këngën e thyer,
kupa e gëzimit
u mbush me maj.
 
Çudi me këta poetët:
kur bota qesh,
ata qajnë!…
 
 
MJEGULL
 
Një nga një
po i hanë lumenjtë
këmbët e lodhura të urave;
nofullat e brigjeve të plasaritur
u thërmuan nga mundimi.
 
Udhët
zgjaten katror hipotenuze
ne kërkojmë shtigje
nëpër katetet e shkurtëra.
Mjegullat zvarritëse
na verbojnë sytë.
 
Kështu do na shkoj jeta,
nëse nuk ndërtojmë ura të reja
mbi themelet e brigjeve të vjetra!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s