NDRYSHK! (Uverturë për funebër) / Poezi nga Anila Varfi

 
Poezi nga Anila Varfi
 
 
NDRYSHK!
(Uverturë për funebër)
 
Nuk u besoj doktrinave,
as fjalëve kufoma peshqish s’ua duroj dot erën…
Prej gojësh të ngërdheshura dalin turli pallavrash e tundin vithet,
Ndjellin e përcjellin gongun e kafkave trutredhura në kurth t’konsumit…
Majmunëria e çmendurisë është ngritur e rri vertikalisht kastron njeriun e kohës moderne…
 
Medet,
ky vend i mpirë,
ku pamundësitë,
dhimbjet, pikëpyetjet
Gangrenizojnë trupat e zgërlaqur…
Goja rri pas shpine…
Askush s’ka më veshë…
Sytë janë kalbur në shëllirën e lotëve …
S’ka më asgjë,
veç refrene të zvargura dhe doktrina laramane!
Kohë e ndryshkur …
 
©️A.V- COPYRIGHT RESTRICTED 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s