Irina Hysi MA: Intervistë studimore – Portreti i Artistit Jani Zhonga, Artist i Risive

 
Portreti i Artistit Jani Zhonga, Artist i Risive
 
Porteti i Artistit:– Rregjizor| Skenarist|Animator| ART Director| |Drejtor Fotografie | Producent|Piktor|Skul ptor|Kurator|Dizajn Grafik|
 
RADIO- TELEVIZIONI SHTETËROR GREK} s.a.ERT |ADRESA:Athinë Nr.Tel:00306944959792/E mail: joanzhonga@yahoo.gr
 
ARTISTI – I lindur më 5 prill, 1957,- Tiranë, Shqipëri. Ka studiuar:- Akademia e Arteve të bukura / Universiteti Tiranë Albania
 
VLERËRISIMI ARTISTIK
 
31 ÇMIME ☼�� Për filmin “Ethnofobia” Një bashkëpunim i suksesshëm Shqiptaro –Grek. Një jetë kuadër për kuadër.
Me filmat e tij cilësor dhe të papritur, krijimtaria e tij, zë një vend të rëndësishëm në historinë e Kinematografisë Shqiptare dhe Greke. Një krijimtari që shquhet për pasqyrimin e konceptit figurativnë prodhimin filmik me një rekord në Kinematografinë Shqiptare në veprën e tij animatorike, e mirënjohur në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Jani Zhonga është një MJESHTËR I CLAYMATION dhe një nga Regjizor – animatorët më të njohur të Greqisë dhe Shqipërisë dhe më gjerë! Një arritje madhore, nderuar me shumë çmime, në Festivale Kombëtare dhe Ndërkombëtare të animuar :- me 31 çmime dhe 200 pjesëmarrje:- Në Festivale Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vitet:- 2016- 2017-2018. I vlerësuar nga kritikët e huaj për merita të jashtëzakonshme, dhe ekspertizat teknike, si:- Gjeniu kompozicional, në mediatikën e Festivalit të Filmit Penttatilo [Reggio Calabria] botuar në revistën “in,chiostro”, me çmimin special në filmin më të mire të shkurtër të veprimit live, animacion. https:// inchiostro.unipv.ethnophobia/, etj…
 
“Mbijetesa, konflikti dhe simbioza zhvillohen krah për krah; gjithçka shoqërohet me shpërthime gëzimi dhe dhimbje si
rezultat i nevojës së njeriut për të gjetur dhe ekzagjeruar dallimet kur ngjashmëritë janë qartësisht më të dukshme “.
“Ethnofobia” Https://Vimeo.Com/197272250/5cc1290c3 1?Fbclid=Iwar3tk-Pfyns1nmrc2lbz7sbht-1l
Okfabsajm7u89r6dcgvb97j77darn0
 
31 ÇMIMET +
 
International Short Film Festival in Drama, Best Animation Award (GREECE)
Open World Animation Festival, Best in Show Award and Critics Award (USA)
Bucharest ShortCut CineFest, Best Animation Award (ROMANIA)
Be there Corfu Animation Festival, Best Film For Children Award (GREECE)
Athens Animfest, Best Greek Animation Award, Special Mention
Music Score Award & 2nd Audience Award (GREECE)
Animocje Animated Film Festival, Best Animation for Children Award (POLAND)
SEEfest – South East European Film Festival, Best Animation Award (USA)
London Greek Film Festival, Best Animation Award (UK)
Tracce Cinematografiche Film Festival, Best Animation Award (ITALY)
Cyprus International Film Festival, Veterans Animation Award (CYPRUS)
Divercine – International film festival for Children and Young People,TVCiudad Award (URUGUAY) Docufest – International
Documentary and Short Film Festival, Special Mention Award (Kosovo) Fantoche International Animation Film Festival,
Best Kids Award and Young Audience Award (SWITZERLAND)
Otrando Film Fund Festival, Faro D’Oro Award for Best Animated Film (ITALY)
Paris International Animation Festival, Young Audience Award (FRANCE)
McMinnville Short Film Festival, Will Vinton Best Animation Award (USA)
Tetova International Film Festival, Best Animation Award (Macedonia)
TAF Thessaloniki Animation Festival, Best Greek Animation Award (GREECE)
Palm Springs International Animation Festival, Best Cool Stop Motion Animation Award (US) Torrecinos Film Festival, Best
International Animation (Panama)
Chania Cartoon & Animation Festival, Jury Award (Greece)
Alternative Film Festival, Best short Animation (Canada)
Animafest Cyprus Junior Edition, Audience Award (Cyprus)
Monstra Lisbon Animated Film Festival, Audience Award (Portugal)
FESTIMATGE – FESTIVAL DE LA IMATGE DE CALELLA, Best Animation Award (Spain) Plein la Bobine, Graines de programmateurs kids award (France)
 
ABSTARKT
 
DIVERSITETI – KRIJIMTARIA – SOLIDARITETI
 
“Artisti ka fuqinë të zgjojë, fuqinë për të vepruar që është e fjetur në shpirtrat e tjerë”!
Nietzsche|
 
Koncepti i karakterit / ethos/
 
Arti si çlirim! Kjo domosdoshmëri jetike për njerëzimin! Të ekzistosh në karakter i lirë, është një parim në jetën etike. Të ballafaqohesh me brendësinë e mprehtë të mendimit që të gjesh atë çka brendësia e saj për ti dhënë asaj gjëje, shpirt dhe lëvizje. Gjallërimin e realitetit të ndjeshëm, me erën e shpirtit. Fuqia, për të dhënë shpirtin, në një lëvizje të vetme, si një transformim, në artin e animacionit. Ky kulm ekuilibrik unifikon konceptin e karakterit përtej pasojave të kuptimeve të tij dhe që rezulton të jetë emblema e shpirtit surrealist, si pika kryesore e veprës së artistit, e cila është realizuar në një periudhë të përkohshme për tu ringjallur artistikisht në strukturën e kohës. Dhe që udhëton përtej kufijve njerëzorë, në imagjinatë.
Një imagjinatë e cila është krijuese. Zhvillimi i një personazhi është një paraqitje e trupit, lidhet ngushtë me formën e tij figurative abstrakte të figurueshme, në një imazh të idealizuar, të çdo ideje të besueshmërisë dhe të propocionimit që ai na ofron. Si një prani e prekshme, e përfaqësimit njerëzor. Përmes një subjekti identifikues teleskopimi që bën njëjësimin, një reflektim të të menduarit perceptues. Dallimin nga realiteti por dhe përballjen me botën që shpirti është, që hyn, por dhe se si përballet.
Të lindësh karaktere, nga shkëmbi i plastelinës se filmit “Ethnofobia”, t’i trajtosh dhe t’i zhvillosh, t’i sjellësh në jetë, është si ti ngjallësh ato në dualitet gjuhësori jetik, të shprehurit dhe lëvizje, ti kthesh ato në mënyrën e zakonshme të qenies, për të bërë një ekzaminim preciz në cilësi dhe individualitetit, duke e shndërruar atë katërdimensionale, në një formë të ekzistencës publike.
Një vërtetësi që lind me karkaterin mbi të cilin bazohet jeta e tij, në atë që personazhi gjen zakonisht plasticitet dhe aftësi për ta bërë atë jo vetëm të qëndrueshëm dhe të përhershëm …por edhe duke i dhënë këtij personazhi aftësi dhe gjithë sa banon te artisti, një realitet, një fat, një jetikë, një përkatësi, vendin në komunitet, një dimension por edhe një shenjë dalluese, domethënë një tipar që vetë karakteri ta njohi veten, para botës. Po frymë? Karakteri ngjallet, bëhet i vetëdijshëm, bëhet i ankoruar në qenien e tij, artisti i jep jetë personazhit duke e realizuar atë me zërin e natyrës duke e shndërruar atë në fakt. Një karakater në afërsi me artistin që duhet të hyjë në ritmin e lëvizjes me një identitet që e detyron artistin të ketë dy dimensione “unë e karakterit” dhe pika kulminante e zgjedhjes së “tij” në kohë. Nga dora e artistit do të dale një karkater. Personazhi, nuk është i kënaqur që thjesht të dalë në dritë, apo të ketë një lidhje formale midis tyre. Karakteri kërkon një rol jetik në jetë, ai kërkon artistit, origjinën e tij. Ai pyet si erdhi, pyet artistin se ku është origjinë e tij, shiritin e tij filmik si erdhi në jetë, fundin dhe fillimin e tij. Ai do të jetë një karakter. Artisti i dhuron dritën e tij të brendëshme, lirinë, karakterit të tij, në një pozicion gjeografik e nxjerr atë në formë dhe intuitë nga një fjalë ose lëvizje e dorës, mimikës me intuitën e tij e kupton me kë ka të bëjë dhe i jep kuptimin karkaterit nga bota e padukshme. E bën atë të flasë me ne. Ai ndoshta është shenja e brendësimit të një realiteti që e bën atë të pranueshëm me ndërgjegje, kodime tingujsh midis subjektivitetit dhe objektivitetit.
 
Inteligjenca hapësinore.
 
• Sa e fuqishme është puna e Artit në animacion në rastin e “ETHNOPHOBIAS”?
Thelbi i filmit shpreh dallime racore përmes metaforave antropologjike i cili strukturon arritjen e transmetimit të kuptimit duke përputhur ngjashmëritë në zgjedhjen e tre ngjyrave bazë të paletës, trikoloritin, ku regjizori me mjeshtëri këtë instrument teknik e ve në funksion të idesë për krijimin e një bote të re, po të njohur. Një angazhim serioz artistik që lejon bashkëjetesën e diversitetit të multikulturave në krijimit artistik bashkëkohor dhe zotëron si një figurë vizuale, e cila, konceptualisht, zhvillon personazhet në mbijetesë, me një evolucion të prekshëm të marrëdhënies njerëzore, si një përfitim i jashtëzkonshëm për Qytetërimin tonë. Duke kthyer veprimtarinë krijuese, në një mirëfilltësi shpirtërore, në gjurmë me gjuhën e shprehjes si një gjallërim poetik, nga ku fuqizohet -lëvizja e mendimit, përtej çdo teknike dhe perceptimi të thellësisë në magji reale. dhe si përhapen ato në hapësirën e mbijetesës.
Ideja, brenda qenies të fjetur eksplorohet një jete komplet të re me emocione në forma të ndryshme të jetës sociale por dhe si element i zhvillimit individual ose grup, identifikon këtë funksion specifik:- që gjërat që na lidhin, janë shumë më të mëdha se ato që na ndajnë. Me këtë teknikë krijuesi gjeti çelësin për të zgjedhur këtë ndryshim për bashkimin e tyre, një ngjyre të tretë ose të katërt, pa të kundërta e dallime ideje dhe gjinie. Është cilësia e animatorit ti përshtatë mes dy botëve ti japi të gjitha të drejtat dhe liritë secilit, pavarësisht race, ngjyre, kombësie, si një mbështetje verbale e sigurtë ku të drejtat e gjithkujt mbrohen. Ky është dhe qëllimi. Në gjuhën shkencore të animatorit, gjuha e shprehjes së karakterit zhvillohet në filmin e animuar për ta zbërthyer atë, animatori, futet në lëkurën e personazhit, në gjuhën shprehëse të secilit dhe është
vetëm një person që e lëviz atë, ky është talenti, i cili ndryshon nga dikush tjetër, kështu që karakteret kanë një lloj brishtësie që i dallon ato, nga njera –tjetra”, ato edukohen në Botën e Re, një bote krijuese, si një domosdoshmëri jetësore për MISIONIN E NJERËZIMIT. Dashuria.
 
***
Baudelair tha “Më ke dhënë baltën tënde, unë e bëra atë të artë”!
Jani Zhonga duke ndarë jetën e tij midis Shqipërisë dhe Greqisë si emigrant, paraprin si kalorësi i vetëm për teknikën Stop –Motion Playmation në Greqi, përmes punës së tij innovative, kontribues i filmit dhe prodhimeve televizive për më shumë se 41 vjet, një nga regjisorët më të dallueshëm:- Për teknikën e tij të shkëlqyer në një stil të vështirë në animacion, me ndikim bashkëkohor, brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunëtor i qendrës RTV Shtetëror Greqi ERT dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqipëtare. Bashkëpunëtor festivalesh në shumë vende ndërkombëtare. Filmi i tij i fundit ishte nje befasi krijuese origjinale i nivelit më të lartë artistik. Një gjurmë për bashkëkombësit, me një teknikë dhe ndërtim të përsosur, ritëm, muzikë dhe komponentë të tjerë në lartësinë e duhur, një kënaqësi estetike shprehëse, ndërthurur e puthitur me mendim.
A nuk është kjo aftësia e artit të vërtetë krijues? Pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike festivalesh filmike kombëtare dhe ndërkombetare, si seminare, masterclasse – workshope, konferenca të ndryshme si i ftuar nderi, angazhuar me sigla hapjesh të ndryshme përkatese si edhe anëtar jurie në Qipro, Internacioanl Film – Fest, në vitin 2019, Tiff –Oda Tetovë, në vitin 2018- 2019. Ai ka kryer Aktivitete Teoriko- Profesionale mbi temën e animacionit, të cilat së shpejti do jenë të përmbledhuara në botim:- 1-bazuar mbi kuptimin dhe zgjerimin e formave krijuese në këtë fushë të edukimit professional, mbi, 2-Lëvizja dhe studimi i karaktereve
animatorike, 3-Formimi në kontakt me botën i talenteve te reja, 4- Arti i animacionit, planet dhe projektet për të ardhmen, 5-Mungesa e një shkolle publike mbi artin e Animacionit si në asnjë vend tjetër në Evropë dhe angazhimi për zgjidhje si një domosdoshmëri për ardhmërinë, në Universitetin i arteve – Akto Art –Desing | Athinë Viti 2018, Universitetin, IONIO, Korfuz, Universitetin EGJEU – Siro, TEI, – ATHINA.
 
NISMA TË REJA
 
Gjithashtu, si udhëheqës i studentëve praktikant nga universitete të ndryshme, në studion e tij që është e vetmja studio në Greqi për teknikën e Stop –Motion. Në këtë studio si pikëtakim për brezin e ri dhjetë vitet e fundit është krijuar një grup artistësh të rinj që dalin nga auditorët e Fakulteteve të artit që perfaqësione në këtë moment këtë nismë të re, për zgjerimin e saj dhe zhvillimin e forcave të reja krijuese që janë pregatitur KORRIK 2020 dhe pregatiten me verpat e tyre dinjitoze animatorët e ardhshëm për stop mossion dhe që po prezantohen me sukses në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe që vihet re si një domosdoshmëri bashkëkohore multi ART dhe prespektivë e bashkëpunimit artistik dhe kulturor midis Shqiperisë dhe Greqisë.
Filmat e tij, jane vlerësuar edhe nga shumë kritike në botë, janë shfaqur nëpër qindra festivale nëpër botë:-
Annecy, Giffoni, Hiroshima, Guttenberg, New York, Pragë, Kinë, Shkodër /Albania/ Drama, Maqedoni e Veriut, Kosove, Serbi, Sllovaki, Finlande, Hollande, Athinë, Egjypt, Itali, Francë, Zvicer, Bullgari , Rumani, Spanje, South Afrika, Turqi, Indonezi, Armenia, Indi, Kine, Peru, South Corea, Hungari, Portugali, Panama, Siria, Ekuador, Meksike, Poloni, Croaty, Rusi, Bosnje – Hercegovina, Qipro, Argjentine, Ekuador Izrael, Angli, Kanada, USA etj…etj…
 
Portreti i Artistit:
 
Jani Zhonga :-Ka xhiruar dhjetra filma me metrazh të shkurtër, MBI 100 reklama, spote, sigla televizive, Sigla
festivalesh, Vidio-Art, mbi 50 filma të shkurtër serial me plastelinë, karton, fotografi, etj. Përveç se shkruan
skenare, ai është duke shkruar paralel librat me terma hulumtuese:-
1. “Mbi magjinë e librit të animimeve”, 2. Prodhimi i një animacioni përmes ciklit jetësor [eksperimentale]”,
3. “Si të zbuloni botën animatorike?” [ përmes kësaj fushe].
 
RRUGA E ANIMACIONIT
 
Nga liceu në Akademinë e Arteve, për skenografi, me pedagog:-Agim Zajmi. Në vazhdim, në vitin 1981 filloi punë si piktor Kinostudio Shqiperia e Re. Dhe mbrojti diplomën me filmin, “Maja e Penës”, dhe “Aeroplani prej letre”. Derisa u largua realizoi 7 filma. Mori çmimin:- “Si filmi më i mirë i vitit”, në vitin 1987, me filmin, “Përsëri të gëzuar”, si regjizor, dhe “Veza e rrallë”, në vitin 1988 u vlerësua me çmimin e dytë të festivalit të Filmit Shqiptar, si regjizor. Një film që e prezantoi edhe në festivalin më të madh ndërkombëtar që ishte më i madhi festival në botë, “Anecy France” për ate vit. Jani Zhonga së bashku me bashkëpuntorin e tij, V. Valla. Në vt. 1993 me filmat “Plastelino”, u prezantua sërish ne festivlin “Anecy Francë”, ku pati një interesim të veçantë, nga kanali televiziv Gjermano – Francez ARTE! Në vitin 1990 niset si emigrant në Greqi duke filluar dhe atje një sfidë me Artin dhe duke qenë i vetmi kalorës në prodhimin e animacionit Stop –Motion dhe duke u bërë dhe nxitës për një brez të ri krijuesish në greqi për tu marë me këtë teknikë Stop-Motion.
 
Intervista me artistin JANI ZHONGA
 
Kjo rubrikë u koncepti dhe realizua nga IRINA HYSI MA
_________________________________________________________
 
I nderuar Mjeshtër i Animacionit:- JANI ZHONGA:- 1-Si artist i privilegjuar për të drejtuar një film, me një eksplorim të vazhdueshëm ku çdo krijues gjen, cilat janë optikat në krijimin e një prespektive mbi animacionin, ku qëndron magjia?
 
Magjia e animacionit ka influencë të madhe dhe më të gjerë në botë, është shpirti i krijimit, nga e panjohura x, tek një e papritur, e një realiteti të imagjinuar. Arti i animacionit si iluzion optik, eksploron botën e thënë ndryshe, besueshëm, ngurtësi e ndjeshme e animuar, si rruga më e shpejtë e të kuptuarit natyrshëm nga gjithëmoshat, me ndjesi vizuale perfekte. Projektohet, sipas një perspektive filozofike me risi teknike dhe estetike, gjëra që syri vëzhgues të mund ti kuptojë me shpejtësi sekondare dhe ndjeshmëri që e fillon që në vizatim. Fillimi ështe ideja. Mund të ngacmohesh edhe nga diçka e zakontë ose jo, ideja vjen emocionilisht dhe e ndërthurur me konceptet përkatëse. Artisti është i pranishëm në hapësirën-kohë për ti dhënë jetë subjektit, konceptit dhe simbolit, nga ideja në formë, plastikës, linjave, ngjyrave, gjallërimit, tingujve gjithashtu duke gjetur ritmikën plastike me lëvizje të figurës.
Kjo gjetje integrale komunikuese qëndron në të shprehurit e saj poetik e pastër vizuale, në aktivitet me fantazinë krijuese, e cila ngjizet me fillozofinë e marrëdhënieve njerëzore si privilegj për të shprehur mendimin, kombinuar me lëvizje poetike figurash. Bëhet një lidhje e ngushtë midis arteve, ajo është zbatim i tërë arteve që përmban brenda arkitekturën, skenografinë, skenarin, regjizurën, pikturën, animatorinn aktor në këtë rast dhe që përfshin edhe tingullin për filmin, veçanërisht muzika, dialogu, saund dizain, zhurmat e ambientit, efektet e tingullit, miksazhin, etj…Regjisori ka stilin e vet individual.
Në animacion ka rëndësi Stori bordi dhe animated i cili kërkon kuadrin, objektivin, këndin e përshtatshëm, kërkon ndërtimin e skenës, personazhin në çdo plan fokus ose jo, ku ndjeshmëria e mizaskenës dramarturgjike përqëndrohet tek lëvizja krijuese, varur idesë. Tema dhe stilet artistike në skema ngjyrash dhe hapat e personazheve që lëvizin në forma poetike, gjendja emocionale si qasje e menjëhershme zbehet në metaforë, efekte zërash, situatash etj.
Skema të natyrshme, kombinuar dhe hedhur në rezultat figurat-lëvizje, përzier së bashku në lojën e imagjinatës, frymëzuar teknikën artistike larmishëm me elasticitet, viskozitetin e materialit, ndryshimin ose përpunimin e fragmentimit kthyer ato në objekte lëvizëse që këmbejnë rolet e ʺrrëmujës me pika estetike të arsyeshmërisë duke lënë pas personazhet e mpirë me momentet, si dhurata me e ҫmuar e të kuptuarit. ANIMACIONI ekziston si kopje e realitetit PA IMITUAR atë.
 
2. – Si është marrëdhënia e karakterit me krijuesin, a bëjnë zhurmë imazhet? Si përcaktohtohet individi pa formë, si ju bindet për tu ngjizur me plastelinën psikologjia e karakterit, ҫfarë transformimi merr kjo marrëdhënie, kush janë avantazhet dhe problemet, a ka vështirësi teknike, produkti artistik që është gjuha e shprehjes, si superon me angazhimin e emocioneve?
 
Krijuesi dhe personazhi kanë një lidhje intime dhe shumë romantike midis tyre, personazhi-figurë i filmit është shumë kryeneҫ, nuk bindet as me fjalë as me urdhra, imagjanata lëvizëse e krijuesit-animator-aktor i përciell me prekje ajo ka nevojë për dashuri, si një marrëdhënie erotike, figura ose personazhi plastelinë, filmit dhe karakteri i krijuesit bën dallimin midis natyrës së gjendjes ekzistuese dhe transformimit të saj në gjallërim. Karakteri urdhërohet vetëm me përcjelljen e mendimit nëpërmjet prekjeve të sakta dhe të ndjeshme, fantasia kthen të kuptuarit” në realitetin e artit. Animatori vëzhgon si lëvizin, si reagojnë, karakteret në rrugë, në jetën e përditshme dhe këtë e përcjell duke dhënë frymë nga vetja për ti dhënë jetë, lëvizjes-figurë, dhe kjo është e ndryshme për ҫdo karakter të gjallë-animuar… Shqisa stimmulon mendjen apo emocionin, bazuaar në përvojën dhe talentin, dy figura të ndryshme kondradiktore në fillim, por qe të japin mundësine për kryerjen e këtij akti kaq krijues në vazhdim, ku mund ti përcjellësh fantazinë tënde në bazë të aftësive krijuese të artistit, karakterin e personazhit të filmit që ke ti në fantazi, imagjinatën e figurës personazh. Pra, animatori duhet të jetë dhe një aktor i talentuar përpara pasqyrës, pa komplekse. Pasqyra, s’është thjeshtë simbol ku animatori sheh veten, është realitet i kohës sonë. Animatori është imitues shpreh veten, futet në lëkurën e personazhit, luan, mendon dhe përcjell në atë personazh të krijuar një pjesë te panjohur te vetes, gjen emrin duke ju përshtatur, duke ja besuar atyre, ˮi thërret me radhë, i dëgjon, pa imazhet artisti nuk ekziston, filtron valët e zhurmave në rrugën e tyre në vesh, percepton ndjeshmërinë ndaj lëvizjes në botën e brendëshme të tyre, ata vijnë nga ideja pra nga dhoma të tjera të brendëshme qëndrojnë të gatshëm ose jo, për të kaluar në dhomën e provës së mendimit për tu mbushur me ajër në kudhrën e veshit për ndërtimin e tyre veҫ transmetohen përmes dritares ovale e kështu zhvendosen në destinacion me reflekse të nënndërgjegjshme, ju lutem atyre mos të zihen për rolet, derisa përfshihen në interpretim tingujt e pafjalë për ti kuptuar e ndarë reagimet e tyre, pozitiv –negative, ju jap atyre lirinë në këndvështrim përtej imagjinatës atje ku bota është më e madhe se vetë imagjinata!
Një luftë e vazhdueshme e kësaj marrëdhënieje me sukses, karakter-krijues deri në fund, me dy fitues ose dy të humbur. Mjedisi që të jep besueshmërinë është super i rëndësishëm. Jan Svangmajer, arriti kulmin ne Animacion në përcjelljen e ideve surrealiste i cili është edhe frymëzim për brezat, duke fituar një reputacion të gjatë disa dekada për përdorimin e tij të veçantë të stop-motion teknikë, ai njihet si një nga animatorët më të njohur në botë për veprat e tij frymëzuese për brezat e ardhshëm. Filmat Alice (1988), Çmenduria (2005), një horror surreal komik bazuar në dy veprat e Edgar Allan Poe etj…në filmat e tij Svankmajer ka diçka të ngjashme nga Interpretimi i ëndrrave i Frojdit. Të kuptuarit e kufizuar të gjuhës filmike kthen fantazitë në të vërtetën e figurinës së transformuar të vetëdijshëm për magjepsjen e gjallëruar dhe funksionimin në një raport të saktë të “aktorëve”, për të bashkëvepruar, udhëhequr nga një dorë e njeriut me përvojë, pra i afrohet një dimensioni tjetër të realitetit të shprehur nëpërmjet artit të animacionit. Vetëkontrolli i ndërgjegjes ndan rendin e brendshëm, brenda meje, akumuloj për të gjetur në thelb një rrugëzgjidhje përshtatur në vision. Nuk është thjeshtë dëshmi, ajo merr një perceptim duke i dhënë informacionin e duhur, derisa skemi aritur ne xhirim ato janë forma pa jetë. Lufta me veten fillon gjatë xhirimit aty shikon se sa të përgjigjet. Janë dy figura në kontradiktë të kundërta, sa nuk ka filluar animacioni, prekia, karakteri apo figura që do animohet nuk është aktor.
 
3 -A e mendoni animacionin si një ndryshim, çfarë sugjeroni me një lëvizje, panatyrshmëria në propozimet tuaja artistike a i referohet formave transmisioniste, a janë ato ndërmjetësuese të një transformimi?
 
Çdo imazh i krijuar shkakton “marrëzi” për të hyrë në një lloj të caktuar të marrëdhënies të artistit, përcjell mendimet, transmeton ndjenjat, por edhe një pjesë të përmbajtjes së personalitetit, nuk mund të jepet ndryshe, vetëm në një mënyrë hollistike e cila imiton realitetin, me fantazi artistike, vepra është një bërthamë
poetike e cila kalon neper filtrin e krijuesit e shkoqur dhe duke hedhur cdo gje te tepert per te mbajtur esencen si gjermuesit e arit neper lumenj, është ai që i paraprin kohës, Sot në gjithë botën bëhet një investim i madh për tu përqafuar ky art, nga brezi i vogël, vëzhgimi është ndryshe në grupet work shop fëmijët gjallërohen ata shohin, japin jetë dhe bëhen krijues që në moshë të vogël.
 
4-Bota e personazhit a ka ndonjë mënyrë për të justifikuar koston-kohë të një subjekti të animuar të shkurtër në një botë të karakteristikave live-veprim?
 
Po sigurisht është e justifikuar:-Regjizori animator, në rastin tonë dirigjon një ide, ku mund ta përcjelli me shumë forma, nuk ka rëndësi koha por për të krijuar botën e personazheve, kordinon të gjitha fazat e filmuara, skenat e brendëshme ose të jashtme, mbikëqyr të gjitha aspektet teknike, kamera, ndriçim, aspektet artistike organizative etj.
Në këmbëngulje të vizionit sekuencat ku personazhi krijon gjënë e gjallë nga artificjalia e secilës gjini, pika e parë e veprimtarisë merret nga distanca nisur nga pikëpamja e një qenie të gjallë njerëzore, në ҫdo kontekst të pikës si vetëpersonazh në vetën e parë! Kjo teknikë përdoret për aktualizimin e fantazive të personazheve me kapacitet të kufizuar duke bërë të pamundurën në komunikimin nëpërmjet të kuptuarit të kufizuar të gjuhës filmike. Duke e kthyer fantazitë në të vërtetën e figurines së transformuar të vetëdijshëm për magjepsjen e gjallëruar dhe funksionimin në një raport të saktë të “aktorëve”, për të bashkëvepruar, udhëhequr nga një dorë e njeriut me përvojë, pra i afrohet një dimensioni tjetër të realitetit të shprehur nëpërmjet artit të animacionit!
Pa filluar xhirimi, ҫdo film ka një ide, ky mesazh duhet të përcillet me lëvizjen e personazhit, s’ke të bësh me aktor je vetë aktor deri në ҫdo qelizë të trupit, kukullës i jep jetë, ҫdo prekje ka një paramendim për lëvizje të mëtejshme, e cila duhet menduar në kohë për të nxjer karakterin, aktor në ҫdo lëvizje nga një figure pa jetë, duhet menduar lëvizja lidhur me monologun që do thotë pra bëhet një kombinim në trurin e animatorit shumë konҫiz. Kjo është më e vështira për animatorin se nuk ke mundësi të bësh provë si me teknikat e tjera të animacionit ku i shikon lëvizjet ku ҫdo her mund ti rregullosh lëvizjet këtu ndodh e kundërta xhirimi bëhet në tru, sinkronizim ne perfekosion per te shprehur atë ide që ke në kokë. Vetë teknika justifikon kohën me aktorë real një skenë 1 min, zgjat po aq minuta për tu xhiruar ndërsa në stopmotion mund të jenë një ose dy javë xhirim.
 
5- Imazhi- fjalë a kombinon jetesën e veprimit nga stop lëvizje, ҫ῾marrëdhënie ka imagjinata me aplikacionin?
 
Fillon nga abstraktia:-Ideja shkruhet me fjalë, këte gjë e bën autori dhe ky koncept përcillet nëpërmjet figurës, fillon me imagjinatën, ngacmimi nis nga një gjë e parëndësishme për të tjerët ndërsa për syrin krijues bëhet vepër arti si shpërthim imagjinar fokusuar në likuiditetin dhe ripërcaktimin e vazhdueshëm të thelbit të konceptit të së ardhmes përmes mendimit vizionar, përmes reflektimit mbi situatën aktuale në realitet. prandaj dhe industria e filmit bën një investim mjaft të madh, si element të ri të kohës, është aktual dhe gjithë e ardhmja bazohet në animacionin si concept.
 
6- Çfarë parashikoni me përdorimin dhe magjinë e animacionit, a ka nevojë trajnimi një artist nga pikëpamja teknike?
 
Që në momentin e parë filmi i animuar funksionon me të njëjtat ligje që funksionon dhe filmi. Duhet patur parasysh, si krijues dhe zbatues zgjedh teknikën që ai personazh të bëj atë lëvizje që ti ke menduar, duhet të ketë disa standarte funksionale për teknikën lëvizëse për atë që ti do, për të njëjtin personazh mund të bësh
dhe dy tre kukulla sipas standartit të vështirësisë së animacionit, në botë secili bën punën e tij. Në rastin tim duhet ti mendoj të gjitha vetë që nga kthimi i një ideje në skenar, anën regjizoriale, hartën e lëvizjes së karaktereve, deri tek detaji teknik, si tek ndriҫimi, dekori etj…Skeleti e personazhit ka një mekanizëm brenda i cili është i ndryshëm për ҫdo personazh deri tek lëvizja e kameras në Motion kontrol. Teknika identifikon objektin me figurën poetike duke rishikuar raportet me figurat dhe se ҫfarë efekti psikologjik luan përsosmëria dhe cila korenspodon me format e ndjeshme pikë – linjë – sipërfaqe-vëllim, ku intelekti është pika e vetme e mendimit dhe i gjithë volumi ndiqet nga ndjesia e formave të gjalla dhe prej shpirtit tënd i nxjerr në dritë bashkë me emocionin, tonin e zërit, xhestet e gojës, drejtim shikimi etj…
 
7- Cila është mbështetja që e ka këtë hapësirë të veçantë në lidhje me sponsorizimin apo promovimin e punës suaj të gjerë në publik?
 
Sasia monetare e sponsorizimit përcakton dhe mënyren se si do punosh. Kur sasia monetare është e mjaftueshme atëhere krijon një ushtri krijuese për të bërë këtë film. Kurse në rastin tim në filmin e fundit nisa luftën duke qenë dhe gjeneral dhe ushtar, megjithatë jam shumë i kënaqur me ʺpërfundimin e luftësʺ sepse filmi ka arritur të paraqitet deri në 200 festivale, 31ҫmime dhe marathona vazhdon…
 
8- Sa keni kontribuar juve në krijimin dhe formimin e bashkësisë ne zhvillimin e animacionit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare?
 
҉ Është pak subjektive, ose je kritik i ashpër, ose surrealist me vehten:- kjo duket nga puna që ke bërë, por edhe sa serioz je në konkurse, festivale etj…jo nga respekti vetëm që ke për të tjerët qoftë brenda apo jashtë…Çmimet nuk i shikoj si një fitore, por që të frymëzojnë per të vazhduar këtë hob të shtrenjtë që japin
një lloj përgjegjësie por edhe ripërtërijnë besimin për atë që bën të marësh pjesë në festivalin e filmit, shikon nivelin ku je ka raste që filmi paraqitet në sektorin kombëtar, në një sektor tjetër ndoshta s’mer ҫmim, rëndësi ka ku është niveli I lartë aty shikon veprën tënde afër një vepre tjetër, vetë vepra tregon artistit vendin ku ajo si qëndron krahas… Në vitin 1989 u prezantova në Francë me filmin VEZA E RRALLË, ʺҫmimi ishte gjithë pasuria ime vizuale për një konceptim të ri për të ardhmen e animacionit në krijmtarinë time si krijues.Filmi Shqiptar atje u prezantua me dinjitet të plotë mëse dinjitoz dhe niveli i filmit tonë me atë ndërkombëtar të filmit të animuar rrinte mjaft mirë krah të tjerëve, drejtori i festivalit Gcibera na kishte vizituar në vendin tonë, ne u përfaqësuam në festivalin më të madh në Europë për animacionin, si herë e parë atje pashë nje shkollë të madhe kulture, gjithashtu diskutuam për tema të reja, koncepte, bashkëpunime etj, me artistin me famë botërore Will Vinton. Ripjesëmarjen në këtë festival me filmin ʺEthnofobia, e quaj një rivlerësim të deritanishëm të animacionit Shqiptar dhe Grek. Sigurisht falenderoj dhe gjithë bashkëpunuesit e filmit.
 
9- Çfarë perspektivash hap animacioni, në kërkim të një vizioni dhe cilat janë konkluzionet që bëjnë të pamundurën në teknika të veçanta animacioni?
 
҉Animacioni sot është futur gjerësisht në Art dhe sidomos ne kinema, madje të gjithë filmat që bëhen qoftë ata historik apo fantastiko-shkencor kalojnë në teknikën e animacionit, për të bërë efe nga më të ndryshmet, dekoret e skenave massive fantastikoshkencore realizohen në studio. Vizionin ta dikton ideja, skenari. Krijimi i animacionit është proces i gjatë, animatori ushtron aftësi të rëndësishme artistike dhe të menduarit në zhvillimin lëvizjet e karakterit për të përmbushur objektivin e çdo skene.
 
10-A e mendoni animacionin si një ndryshim, panatyrshmëria në propozimet tuaja artistike a i referohet formave transmisioniste, a janë ato ndërmjetësuese të nje transformimi?
 
҉ Imazhi i krijuesit manifeston ndërgjegjen e shëmbëlltyrës, duke bërë dialog me subjektin dhe temperamentin, jep cilësitë e tij, ne aktivitetin e tij (profesional) e gjitha kjo kalon në procesin e zhvillimit, tepër ndjeshëm ndaj rezonancës emocionale, mund të shkruash skenarin më të mirë në botë por në një moderator nëse diҫka shkon keq, filmi do të jetë me vlerën asgjë”, prandaj duke i dhënë gjallëri dhe lëvizje kërkon vëmendje të veçantë. Krijimet i imazheve japin iluzionin e lëvizjes me sekuenca të shpejtë, në lëvizjen e karakterit, dialogut, etj) objekte qe i ve te levizin kuadër për kuadër 24 lëvizje në sec. në një përfundim surrealist. Krijimet i imazheve japin iluzionin e lëvizjes me sekuenca të shpejtë në lëvizjen e karakterit, duke rritur bashkëpunimin në nivelin e konceptimit estetik artistic në zhvillimin e metodave të reja koordinuese. E gjitha kjo varet nga niveli artistit, përvoja, dhe përcjellja e saktë e një ideje të shëndoshë, dhe pritja e
ngrohtë e audjencës, dhe kur dikush të thotë faleminderit nuk ishte një orë e humbur pra kur ajo që përcillet ështe pozitive.
Filmi i fundit “Ethnofobia përputhet me fantazi gotike, zbulon një realitet alternativ që ofron të gjithë magjinë. Qasja krijuese ndeshjet me përzierje emocionesh dhe shume aktuale tema e migrimit, dallimi racial, ideja është që duhet të pranojmë fqinjin ashtu si është pa bërë tentativën për ta ndryshuar në besimet e tyre
sociale apo fetare.
 
11- Detyrat dhe përgjegjësitë mbi filmin animacion?
 
҉Animatori përgjegjëson vemendjen e detajeve me aftësi analitike, analizon drejtimin e të gjitha operacioneve të prodhimit të një filmi në nivelin administrativ dhe operacional. Kujdesesh detajisht, të
menaxhosh gjithshka, për filmimin e qetë, sensin e organizimit, metodën e mirë të vëzhgimit, hapjes për të ndryshuar konceptet origjinale dhe inovative.
Një nga problemet kryesore që ndikojnë në hartimin e programeve aktuale animacion është mungesa e derivateve të të njëjtave shprehje artistike dhe kulturore në animacionin sociokulturor e cila konsiderohet si metoda e kapitalit neto, bazuar në disa faza”- integrim, informacion, argëtim dhe komunikim. Mungesa e komunikimit është pjesë e jetës së përditshme për shumë njerëz në botën e sotme për shkak të faktorëve që dihen, pasiguri, stress etj. Animatori duhet të jetë studiues, një person kompetent me njohuri teorike dhe praktike në aktivitetet sociale, njohuri psikologjike dhe sociologjike, të marrë pjesë në botimet kulturore të ndihmojë asimilimin kritik, përfshirë anën operative si promovimin dhe shpërndarjen e artit, fushën e veprimit kulturor dhe veprimit social.
Llojet e termit informal referohen procesit në të cilën forma e plastelinës ndryshon radikalisht si animacion. Ky sub’variacion i burimit të ngrohjes mund të aplikohet në afërsi sepse plastelina mund të shkaktojë pasoja që ajo të shkrihet nga të nxehtët apo deformime nga lagështira, presioni e ajrit, duke krijuar tek karakteret krisje të dukshme ose të brendëshme. Për të shmangur, duhen evituar problemet. Çdo copë e animuar plasteline, karakter apo sfond, është e”deformueshme”, zakonisht e nevojshme, objektet duhet të vendosen në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndriçuara, puna duhet të vazhdojë në një ambient të qetë prodhimi, plastelina mbetet një material i qëndrueshëm animacioni ku një estetikë e veçantë është e dëshiruar.
 
12-Çfarë është arti i Animacionit?
 
Koncepti ART, lind nga dashuria, nga zhurmëmotivimi i brendshëm i artistit për krijim, një deklaratë e fuqishme, që nuk mund të përkthehet plotësisht në ndonjë mënyrë tjetër!
 
Kjo rubrikë u konceptua dhe realizua nga IRINA HYSI M
 
 
 

Animacion kulturor dhe të menduarit kritik Menagament Art Irina Hysi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s