Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Prej ksaj dere kam dalë” të autorit Ruzhdi Keraj  me parathënie nga Natasha Lako

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Prej ksaj dere kam dalë” të autorit Ruzhdi Keraj  me parathënie nga Natasha Lako

Titulli: Prej ksaj dere kam dalë
Autor: Ruzhdi Keraj
Redaktore: Mjaftore Keraj
Sponsor: Profesor Skerdjano Keraj

Kopertina: Pikturë e autorit Ruzhdi Keraj
Botimi i parë, 2021
ISBN: 978-9928-326-53-9
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2021
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR TE BOTIMET “ADA”  GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Keraj, Ruzhdi
Prej ksaj dere kam dale:
poezi / Ruzhdi Keraj ;
red. Mjaftore Keraj. – Tiranë : Ada, 2021
80 f. ; 20 cm .
ISBN 978-9928-326-53-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

JEP ATË QË KE

Dy tre nota muzikore, si një timbër i veçuar midis gjendjes dramatik të mbushur me qetësi, dhe do të mjaftonte, për të kuptuar ato mjete shprehëse të kursyera, por shumë domethënëse të Ruzhdi Keraj si kompozitor i filmit…… Sepse ne jemi mësuar të jetojmë në një botë të mbingarkuar me zhurma, që mbulojnë dhe fshijnë njera tjetrën, që cdo cep të këtij vendi, që nga ndalesat nëpër semaforë deri te qoshet e politizuara. Pastaj erdhi romani i Ruzhdi Kerajt, i lexuar me interes, por përmes një heshtje fisnike të vetë autorit të tij. Dhe ja tani vëllimi poetik i një autori, i cili plot durim na mëson të lidhemi me reagimin e tij ndaj jetës së sotme. Notat muzikore e kanë mësuar Ruzhdi Kerajn, të jetë i drejtpërdrejt, si tiungulli, që mezi pret të shfaqet atëhere kur është i nevojshëm. Dhe kështu Ruzhdi Keraj fillon të ndërhyjë në jetën poetike shqiptare të sprovuar në lloj lloj zëra, që sigurisht herë krijojnë mbivendosje dhe herë origjinalitet të plotë, aq sa mund të jetë një vepër krejtësisht origjinale. Sepse dihet se lexuesi mësohet me një traditë dhe libri ka nevojë të ketë rrënjat e veta. Ruzhdi Keraj zgjedh që këto rrënjë t’i ketë drejtpërdrejt nga lidhjet e tij me jetën e përditëshme e cila shfaqet me një veti po aq të pastër sa tingulli. Nuk ka rrokje fjalësh që pjellin njëra tjetren, por bisedë të drejtpërdrejt për të shfaqur veten. Dhe kjo i mjafton një autori që del para lexuesit me poetikën e vet, sipas një qëndrimi të qartë: Jep atë që ke. Prej këtij këndvështrimi ku njeriu e jep veten për të tjerët nëpërmjet fjalës poetike, mund të diskutohet gjërë për mundësitë e pashtershme të spikatjes së një autori nga një tjetër, i cili dallohet nga objekti i bisedës poetike që zgjedh, si dhe nga tonaliteti i saj. Sepse njeri, në këtë rast le ta quajmë poetik, paraqet për të tjerët pamjen e krijuar dhe kompozuar nga një përvojë vetjake. Shpesh herë për të ndihmuar, për të parë më kthjellët, për të veçuar ose përzgjedhur, atë që nuk mund të harrohet jo vetëm gjatë leximit të pare. Dhe lexuesi ka mundësi jo vetëm të shohë më mirë realitetin rreth tij, marrëdhëniet e tij me jetën, por edhe personalitetin e njeriut autor, si pjesëtar i një shoqërije të caktuar. Dhe është mjeshtri, që edhe në poezi të mbash këtë lloj tonaliteti bisedimor, por të ngritur mbi realitetin e përditshëm të jetës. Dhe të gjesh mënyrën më të dretjpërdrejt për të folur më bashkëkohësit e tu, është garancia e parë e mirëpritjes. Sepse njeriu i sotëm ka nevojë të gjejë pikëtakime të përbashkëta për atë që e intereson më tepër për të gjetur përgjigje të shumëfishuar por gjithnjë të sinqertë, shenjë e parë e një lidhjeve në bazë të respektit autor- lexues. Nëpërmjet kësaj forme poetike të lëvruar prej Ruzhdi Keraj, presupozohet se të gjithë së bashku gjendemi në një objekt të përbashkët jete, ku shqetësimet janë jo vetëm të njohura, por edhe të pranueshme për njeri tjetrin. Ruzhdi Keraj i flet lexuesit si burri- burrit. Dhe kjo pasqyrohet edhe në vargun e tij edhe plot qëndrueshmëri. Dhe kjo ndodh sa herë te njeriu që e tregon plotësisht veten të hapur ndaj të tjerëve. Dhe në se na lejohet një shprehje si shumë e botës mashkullore, deri në nuanca të traditës së malësorit, kjo është një botë e pasur nga e cila mëson edhe më tepër edhe një botë më femërore se çdo të thotë një tipar i rendësishëm burri. Betejën e njeriut, për të qëndruar drejt në jetë. Karakrteri polemik në poezinë e Ruzhdi Keraj nuk është gjithënjë i drejtpërdrejt, por ai nuk nguron të përballojë atë që i shfaqet gjatë udhëtimit të tij njerëzor si një pathos qytetar dhe njerëzor të paktën për të qenë gjithnjë i ndershëm me veten. Lexuesi të kupton kur je i gënjeshtërt. Por poezia e vërtetë ka model barin, që nuk është i gënjeshtërt kur mbin. Edhe kur është përfaqesues i botës urbane, si vetvetiu formohet edhe personaliteti i Ruzhdi Keraj, natyrshmëria e fjalës së zgjedhur është një armë e fuqishme, kur rrënjët i ka në jetën shoqërore të ditëve tona. Pikërisht për këtë arsye, për këtë pashkëputjë nga terreni shoqëror, poezia e Ruzhdi Keraj përafrohet me kumbimet e tekstit letrar që rezonon me të gjithë fjalën e sotme poetike të botës. Ndoshta se është edhe muzikant dhe i lidhur me artet figurative, Ruzhdi Keraj po në mënyrë të vetvetishme bën atë bashkebisedim të hapur, që rrezonin me të gjithë shqetësimet e të gjithë qytetarëve të kësaj bote. Duke mbetur sigurisht një shqiptar. Qoftë me ndershmmërinë e tij poetike. Dhe besoj se nuk do të ketë lexues që të mos i urojë mirëseardhje.

 

Parathënie nga Natasha Lako

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s