KUR GRUAJA DASHURON / Poezi nga Sevëme Fetiqi

 
KUR GRUAJA DASHURON
 
…nuk njeh stinë as kohë zemra e saj
Nuk dëgjon fjalë as arsye
Bie mjegulla në perde sysh
Verbërisht të gjitha yjet i qëndisë
Shtigjeve të ëndrrave të saj
 
Kur gruaja dashuron
Hesht deri në dhembje nga humbja
E dhembjen e mban të fshehtë
Si magmë që gufon vetëm në shpirt
Kërkon nga nata diell
E nga qielli magji
Lotin e ka armë
Për t´i fituar betejat e dhimbshme
E çdoherë gjendet këmbëngulëse
Aty ku është dashuria e saj e sinqertë
Duke ngritur flamuj faljesh
 
Kur gruaja dashuron
Kërkon të shkel heshtaz atje ku Ai ecë
E në ecje t´ia zbulojë afshin në buzë
Ajo oqeanet i bashkon me duar të bardha
Ta shuaj zjarrin e mallit për Të
 
Kur gruaja dashuron
Mos e ndaloni në atë rrugë
Ajo jeton me çmendinë nën një çati
E çmendia i rrëfen ëmbël se është grua
Një lule skofiare
Që dëshiron të ujitet përherë
Me fjalën e bukur
Me ujin e dashurisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s