Poezi nga Odise Kote
MAHNITJA
Ç’magji qiellore që shkrep veç një herë,
unike, eros – trazim, përplasje, kryqëzim.
Peripeci limfe, bisk që heshtas çel gjeth’,
fletë të pashkruara, ëndrra dhe zgjim.
Godet si rrufe shpështjellimin topitës,
kthjell dritë, fuqi drite të agut freski.
Lodhur prej fundit të fundit drobitës,
durim për udhëtarin, gjakprishurit urti.
Papritur i fik gjithë zjarrthet rutinës,
pas shpine, visdjegur sa shumë që mbeten.
Manushaqe që mbin shkrepit, greminës,
sy për të mprehtin, fillestarit detet.
Rrëzuar, rrëmbyer pas vrullit heshtak,
shqisën e mprehtë ç’mi dhuron rioshit.
Skutën e fshehtë të ndrisë pak e pak,
mospajtues, ky zë që vjen nga jashtë korit.
Ç’hollake fillndritur shkrep brenda ndjenjës,
puth fijet e barit, fërgëllimën e pemës…