Sytë e grave të gurit / Poezi nga Sadik Bejko

 
Poezi nga Sadik Bejko
 
 
Sytë e grave të gurit
 
Me shkëlqim të zi, nën tis të trishtuar
Ato sy të ftohtë grash dhe merrnin butësi,
ngroheshin me një ndritim mjegullimi
të shiut pikuar drite në diellin e gurit të zi.
 
Sy – pikël e çatisë në një mollëz shiu
me dritë të ngridhtë prej pylli vjeshtak
rrëzuar nga mali ndër mjegulla; syth
i gurit të zi, sumbull shi e qiell në qark;
 
pikëllim rrëmb hollë i shkruar në gur
vetmim qëndisme uji e parrëzuar kurrë,
inxhi e zezë ngulur nën vetullën hark
 
e në qepallë gruaje të bukur.Vetëm kaq.
Palumturi djegaguri sythuar në vjeshtë,
syth shiu a mbase lotë, avuj të nxehtë?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s