Alejandro Jodorowsky
Kalendari poetik: Alejandro Jodorowsky 17 shkurt 1929
Sot, më 17 shkurt, mbush 92 vjeç Alejandro Jodorowsky, shkrimtar, skenarist, eseist, dramaturg, regjisor dhe poet kilian (prej shumë vitesh ka marrë shtetësinë franceze).
TAKIMI YNË
Rend, ndër duar duke mbajtur
si thëngjill të ndezur
çastin që jep shpirt.
Me mua bashkë, yjet rendin
në një vërtitje lënde përqark asgjësë.
Me pëllëmbët që përvëlojnë
xhevahirin e dikurshëm kam sjellë
ta mbash ti, si pasqyrë:
ajo çka sheh fytyra jote nuk është
por një lum i përmbushur
që gjithë shpirtrat përcjell
përveç tëndit e timit.
Takimi ynë
jashtë hapësirës,
jashtë kohës dhe vetes na la.
Dhe mbetëm kështu
çasti që nuk vdes.
© shqipëroi Maksim Rakipaj