Gustavo Adolfo Bécquer
Kalendari poetik: Gustavo Adolfo Bécquer (1836-1870)
U lind më 17 shkurt 1936, Gustavo Adolfo Bécquer, shkrimtar, poet i shquar dhe gazetar spanjoll. Poezia e tij pati ndikim të fuqishëm në poetët spanjollë që e pasuan si p.sh., Rubén Darío, Antonio Machado, Juan Ramón Jiménez, Rafael Alberti, etj. Ja përzgjedhja ime sot, në datën e lindjes së tij:
TA DISH, NËQOFTËSE…
Ta dish, -nëse ndonjëherë ato buzë
papritur të përvëlojnë si shpuzë-
me sy mund të flasë ky shpirti im
dhe mund të të puthë me vështrim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj