Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
BALONA QË PARAKALON HORIZONTIN
EndrRat që më sytë s’fshehin t’xehtin
e si epidemi përhapkan retë
akullnajave ua përqas.
C’dëm i vjetër pas hutimit!
Mosha s’i tutet sikur t’jet stofë grisur.
Me frikë botën përshëndeska sot
sikur t’jetë në të përgjithmonë.
Ç’do gjasë e panjohur ngre të reja!
Një mjegull nisur pas kodre
muzgu që fsheh përroin pagëzoka motet
e noj’herë me qiellin e pajton.
Si gojë qeshur dielli përmbi to!
Endrat që si ashklat u shkoqkan
ngrejnë duart jo fajtore.
Si hija nën strehë t’kreshtës
t’ua shoh si gjërë e gjatë jeni duke m’thënë
– A të t’hedhë ndonjë nga ato që orteku i pritjeve i rrëzojë?
– Do jet hap i parë i mbajtjes me t’uat thonj.
–Po keto t’mavijosura mishra pse paskan marrë formë të grirë
e mbi flokë shtrokërka dëborë hollë-hollë?
E ç’ka toka nën qiell ; përmbi të përrenj e ëndra që presin zgjime
dhe ato s’harron.
Shpina kërrusur nis të shtriqet.
Dhëmbët s’trokasin më.
Kryqeve rruzat s’ju lëmuan
me të thash e thënat do mbillen si borzilok
që aromën e blertë mbi mermer do lënë.
T’ket shteruar gjaku?
Pagëzon lirinë?
Kryqet e erërave pas veshit sikur fliskan gjuhë të njomë.Ja pash të blertën mes stinëve.
-Ditka ta këndojë?
-Po!
Sepse nisi grusht mbi frikëra
e n’atë çast një djalosh me mjekër
ca të kuqerremtë
më shumë në bardhosh
mbaka mbi sup pushkë.
-Mes këtij livadhi kë vuri në shënjë?
— O dritë e Perëndise
lëmi të përmend muskujt e fortë që i pashë
po ashtu dhe këtë armë pa gjalm.
Ditka dhe të ngrejë zënë
degdiska fajet buzës
e fillojë t’i ngjisë copa faljesh që kishin zënë vënd.
E poshtmia i takojë një fllad vajzëror.
Ai si ajo mori parasysh dridhjet
nazet në lezete
sytë hapur më dysh
e i rroki ballin e ftohtë…
Puthi dritë yjesh!
Puthi dritë sysh!
Sapo grumbullojë t’qulltit mbi qerpik
preku tytën e pushkës
e dy fjalë valës në shkumë ja shtojë
-Dëgjomëni
-gjonguli ma do t’më doni
sekretit t’i vë emër
paragrafë të lumtur lërmëni të nënvizojë
e ëndrat t’i pështjellë me gunën mbi torbë.
E ende su lodh…:
— Endrat t’i pështjellë në to që në zë të fërshëllimës dy pëllumbat nën çati
t’i xhugas me grurë të thatë?
— Mbledhur tok do vemi në bark të panjohur
i pari do jem unë.
Mos shqitemi nga dielli sado shkarpa të qes përroi, apo ajo të zbrazet një herë e mirë e të thotë me sytë e ç’do moti
– Zgjatka sa stina që bart manushaqet,
sa gjoksi rërën takon
apo si balon që përtej horizontit shkon?