Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
***
 
Kam frikë të them ato që dua,
kam frikë të them ato që ndjej,
se bota shpirtin ma ka gjymtuar,
dhimbjet kam frikë të t’i rrëfej.
 
Ndaj më përkund në trupin tënd
largoma dimrin përmbi supe,
gishtërinjve të tu, jam syth i blertë,
që çel, rizgjohet në çdo puthje.
 
Kthemë ëndërr, gishtëz, një zambak,
me frymën tënde kthemë puhi.
Më digj si flutur pak nga pak
bëm’ të besoj një mrekulli…
 
 
KJO E DIEL…
 
Kjo e diel…,
Është pikëllimi i luleve të thara në muzg,
era e trishtë që ftoh gjymtyrët e zhveshur të drurëve,
ylli i rrëzuar natës së errët strehur syrit tim.
Është dhimbja ime e hirtë prej mungesës që zgjat,
Dhimbje e mohuar fashitur brinjëve,
Kjo e diel…,
është zëri yt, thirrja jote prej Ajkune flokëlëshuar,
veshur me pëlhurë prej reje.
Është malli im prej fëmije,
ushqyer me thërrime përrallash,
pyetja ime e pazëshme, shqetësimi im i pathënë…
sa kohë ke që nuk ndjen aromë vjeshte
Zana ime,
Zonjëza ime fytyrëhënë?!…
Kjo e diel …,
është hapi im i vetmuar drejt teje,
ardhja ime e pazhurmë tek ti
dil e më prit,
gjethet e rrëzuara si shpirt i vjeshtës
do t’i vë prehrit tënd duke të thënë:
A e di se të djelat më pikëllojnë?
Më pikëllojnë ndoshta,
që nga koha e ikjes së një pulëbardhe…
Kjo e diel…,
është selvia rrethuar me frymë gruaje.
Një dudi përkul degët e mallit mbi ty…
 
Poezia fituese e Çmimt të parë:  “Flaka e Janarit”, 2021
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s