Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
Si për Shen Valentin…
 
Sa rrallë po i puthim të dashurat,
sa rrallë,
ato presin puthjet tona,
natyrisht të mbeten gjallë…
 
Sa rrallë po na puthin të dashurat,
sa rrallë,
ne presim puthjet e tyre,
natyrisht të mbetemi gjallë…!
 
 
TË GËNJYERAT…
 
Dimri akoma s’ka ikur e s’ka dalë,
diku në oborr ka çelur mirë një bajame.
Dy kumbulla bajames iso po i mbajnë,
duke hapur sytha,gjethe e petale…
 
Një vashë e vogël brenda shtëpisë,
deshi t’i ngjante bajames në oborr,
dashuroi pakuptuar djalin e komshisë
dhe mendonte se po kapte qiellin me dorë…
 
Gënjehen bajamet e kumbullat në oborr,
nga era e ngrohtë e dielli me “dhëmbë “…
Çupat para kohe, s’di pse kërkojnë kurorë
dhe më vonë pendohen e bëhen pishmënd!
 
 
QYTETI I GURIT ose, DUKE PRITUR EPOKAT…
-Kushtuar Beratit tim të dashur
 
Në qytetin e lashtë të gurit,
thirra me zë epokal…
Thellë, shumë thellë nga shtrati i lumit,
dolën pesë motra e dy vëllezër të gjallë.
 
E ndjeu bota e Hadit mungesën,
dëgjoi bubullimën e zërit epokal,
veçse askush nga frengjitë e gurit,
nuk mori guximin përballë të dal…
 
Pritëm…pritëm aq gjatë,
sa pritja kapërceu epokat,
sa motrat u kthyen në kodra,
sa vëllezërit tashmë, u bën mal…
 
Ecim nëpër rrugën e Qumështit
kodrat delikate të brishta,mbajnë gjakun e motrave,
malet shpatullgjerë me hënën në mes,
aty lart, ku prehen epokat,
aty lart, midis resh…!
 
 
PSEUDO MIQVE
 
Kur ju desha,
s’ ju pashë asnjëherë në derën time,
ndërsa kur ju më deshët,
unë u bëra thërrime-thërrime…
 
E njëjta gjë vazhdon edhe sot,
ju vazhdoni rrugën tuaj,
unë kam Egnatinë time !
 
©Dhimnica
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s