Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Shkurt-borë
 
Nuk e di pse sonte
Ndihem një amforë,
Një amforë e mishtë,
mbushur musht e borë,
Lëndinë paqeshtruar,
Mbretëreshë me kurorë,
Rozë e trëndafiltë,
Derdhur sates dorë…
 
 
Simbiozë…
 
E kështu linda unë,
Frut i parë
i një dashurie të madhe…
Ishte Tetor,
Më shtatë të Tetorit,
kur gjethet janë akoma të ngrohta
E flladitja e tyre i ngjan një poezie,
Një poezie kurrë të mbaruar,
Ku metaforat shkruhen e fshihen prej njëra-tjetrës,
Në histori gëzimi
dhe dhimbje,
si në një palimsest të vjetër,
Ku mijëra hapa
si kuaj fitoreje kalërojnë,
mbi livadhe e pengesa,
Ku ylberë shtatëngjyrësh më harkojnë qiellin,
Më zbukurojnë sytë,
E unë mbretëroj si një Afërditë,
E pastër,
e brishtë,
Prej shkumës së detit krijuar,
Me trofe në duar,
Me dy engjëj rinuar,
puth,
dashuroj,
Qesh e lotoj,
Në ditët e mia të shtrenjta,
Të dashura,
të etura për jetë,
Oh,kurrë s’u ngopa
në gostinë e saj!
Gostia e saj
s’ka kuptim pa mua!
Simbiozë e pavdekshme
Unë dhe Ajo,
Ajo bëhet Unë
E Unë bëhem Grua!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s