Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
MOS M’I AKUZONI!
 
Mos m’i akuzoni lulet që nuk e prurën pranverën,
Mos ma akuzoni pranverën që s’i zbërtheu kopsat ndër lule!
Ishte vërtet herët,shumë herët,
Ishin dehur sazet dhe daullet.
 
Mimozat çelën me ngutje në shkurt,
Bajamet u gënjyen qysh në janar.
Nga ngricat gjithmonë ato kanë turp,
Por dhe dielli ishte po kaq tinëzar.
 
Mos m’i akuzoni pranverën dhe lulet
Në këtë kohë të pakohë e pa stinë.
Ju them: bletët prapë mbi to do të ulen
Të mjaltojnë majltë për dashurinë.
 
 
***
 
Se…
Kali i Trojës,
Projekt i ditëziut,Odise,
Pa një dorë trojane,
Pa një tufë bar nga ledhet e aj,
Pa pak elb a tërshërë trojane,
Kalë shkatërrimtar nuk do të qe.
Do të duhej pa tjetër kjo dorë e ndytë,
Gjarprinjtë t’ia mblidhte Laokoontit në grykë,
Troja të mbetej gërmadhë,pa atdhe.
 
 
MË KOT
 
Më kanë ftuar qiejt.
Më kot reziston toka të më mbajë pranë vetes.
Emrin,mbiermrin dhe pasuordet i kam vetëm nisje,
Përderisa sytë e një zemre janë vetëm pritje.
 
Më kot ky qiell ka lidhur në qafë shaje shkretëtirash,
Më kot.
Le të mbajnë retë në sepetet e tyre hieroglife shirash,
Me alfabetin pagan do ta gjej diellin sot.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s