Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
NË MESIN TONË 
 
(Ckël poezish për fëmijë)
Në mesin tonë ishte xhaxhi poet,
na i mbush zemrat me gëzime,
me ato të ëmbla vjersha e tregime.
 
Sot pra ishte te ne në mesin tonë,
i dashuri xhaxhi poet i jonë.
Vargje të bukur neve na dhuroi,
zemrat e njoma na i freskoi.
 
Xhaxhi poet ty të lumtë goja,
dora jote na është një xhevahir.
Lapsi yt duket si një mrekulli,
mendja jote gjithkund triumfon,
çdo varg i vjershës rreze lëshon.
 
Xhaxhi poet eja ti te ne më shpesh,
këtu gjithherë neve do t’na gjesh.
Do t’kalojmë s’bashku ca çaste,
me të ëmblat vjersha në vargje…
 
 
URATA
 
Kur të niset për në shkollë,
nëna i thotë ti je mollë.
Sikur bletë bredh në shpejtësi,
na e thith nektarin e diturisë.
 
Me mijëra fjalë e përkëdhelon,
Emra të bukur ajo i shton.
 
Më fal nënës vetëm një minut,
ik në kopsht dy lule këput.
I lidh flokët asaj gërshetë,
ik në shkollë mësuesja të prêt.
 
Merri këto dy lule mësuesja ime,
njërën të fala nga nëna ime.
E përqafon me ngrohtësi,
sikur nëna është edhe kjo bijë.
 
 
DY MAMI I KAM
 
Mami më kap për dore,
më dërgon në shkollë.
Është një befasi,
vallë pyes,
të kam mami dhe ty?!
 
I hidhem në krahë,
i flas me qetësi.
Ik tani mami,
se edhe kjo ngjan si ti.
 
Mami kam në shtëpi,
mami kam në shkollë.
Dritë dhe edukatë,
më falin çdo ditë.
Ato më japin jetë,
ato më japin shpirt.
 
 
LULI
 
Luli tani është në klasë të parë,
është besnik e guximtar.
Nuk frikësohet nga mësimi,
në klasë është nxënës më i miri.
 
Luli është edhe nxënës shembullor,
i pari në klasë e në shkollë.
Kurrë nuk i dëgjohen fjalë të ndyta,
në shkollë nuk shkon pa detyra.
 
Me mësimet gjithnjë del fitimtar,
asnjëherë nuk gjunjëzohet.
Me asgjë të keqe ai nuk pajtohet.
 
 
DITURI
 
Dituria është si pranvera,
është e bardhë si luleshqerra.
Është si diell e është si hënë,
në errësirë s’ka për të lënë.
 
Dituria është këngë bilbili,
rreze e artë-rreze dielli.
Është ujë i kroit që gurgullon,
sytë nga gjumi t’i pastron.
 
Dituria është livadh i blertë,
këmishë e thurur me gjergjef.
Është e pastër sikur loti,
kurrë me të s’do të ngopeni.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s