Kalendari poetik: Anaïs Nin (1903-1977) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Anaïs Nin
 
Kalendari poetik: Anaïs Nin (1903-1977)
 
Shkrimtarja amerikane Anaïs Nin u lind në Neuilly-sur-Seine, Francë, më 21 shkurt 1903. Babai i saj, pianist kuban me prejardhje spanjolle-katalane, nëna këngëtare kubane me prejardhje franko-daneze. I ati braktisi familjen kur Anaïs ishte 11 vjeçe; pas kësaj e ëma mori fëmijët dhe u vendos në Nju Jork. Vepra e saj më e njohur është ‘Ditarët’, me karakter biografik. Ja dhe shqipërimi im për sot:
 
 
KUTIA E PANDORËS
 
 
Kam përshtypjen
se kutia e Pandorës
ka brenda të fshehtat
e ndjeshmërisë femnore,
aq e ndryshme
prej asaj mashkullore
për të cilën
e folmja njerëzore
është e papërshtatshme.
 
Gjuha e seksit
duhet shpikur nga e para.
 
Gjuha e ndjenjave
është ende e pazbuluar.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s