Kalendari poetik: James Russell Lowell (1819-1891) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
James Russell Lowell
 
Kalendari poetik: James Russell Lowell (1819-1891)
 
U lind më 22 shkurt 1819, J.R. Lowell poet romantik amerikan, kritik arti, botues dhe diplomat. Është në listën e personaliteteve të shquar amerikanë në Hall of Fame for Great Americans. Studioi për drejtësi në Harvard, por shumë shpejt u përkushtua ndaj poezisë, duke botuar përmbledhjen e parë poetike në vitin 1841, por u bë më shumë i njohur në luftën e tij kundër skllavërisë në SHBA. Ja një poezi 202 vjetorin e lindjes së poetit:
 
 
JENI VËRTET TË LIRË?
 
O burra! Shisni mend me burrninë
Por s’jeni si etërit, trima, të lirë;
Në qoftë vetëm një skllav mbi tokë,
Vërtet jeni të lirë dhe të zotë?
S’jeni ju që mbani skllavërinë,
Njerëz pa vlerë me qënë të lirë,
 
Që edhe prangat nuk i dëgjuat
Kur vëllait i shtërnguan duart?
O gra! do të jeni nëna një ditë
Bij të zotit do nxirrni në dritë,
Por në dëgjofshi si patëkeq,
Gjëra që trupin tuaj ta ngjethë
Dhe gjaku s’ju vlon si llavë e nxehtë
Për motrat tuaja në zinxhirë,
Përgjigjmuni, në dëgjofshi mirë,
Do të jeni nëna burrash të lirë?
 
A s’është liria e vërtetë
Kur ndjen çdo prangë si të jesh vetë
Ta ndjesh në zemër, të mos harrosh
Se njerëzimit ia kemi borxh?
Liri vërtet kemi kur ti mban
Zinxhirët që mban dhe yt vëlla
Dhe kur me trup e shpirt të luftosh
Lirinë e tjetrit të fitosh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s