Poezi nga Vaso Papaj

 
Poezi nga Vaso Papaj
 
 
Shaka e hidhur
(Edhe vaksina u ngjye me luftë kllase)
 
Mor bir, s’e dua vaksinën tënde.
Është e helmët, luftë kllase më kullon.
Rend ta gjej e nuk e gjej këtë lloj në të tjera vende
Ndaj, aferim!
Mbaje për shpurën që ty të ledhaton.
 
 
Derte refugjati
 
Emri im është bërë si parja e kuqe.
Del në sheshe tragetesh, mbin në aerodrome.
Gjatë e lënë në rresht si të ish njeri me huqe,
Sikur kish dalë motelesh veshur me kondome.
 
Pranë s’mund të më mbaje në këtë kohë të keqe.
Jam zot i vetes, askujt tjetër s’i takoj.
Një qiell të thyer copë kam marrë me vete.
Sa shumë e desha! Kurrë s’do t’a harroj.
 
I heshtur endem, thith ajër me vegime.
Me natën puthem, ndukem dhe bëj dashuri.
S’paska patur një plis nga ajo toka ime,
Të më shtrëngojë fortë të më mbaj në gj?
 
I ngjan fytyra ime një pasqyre të krisur.
Veç, refugjat me sy të ndritshëm pasqyron.
Sa herë flasim në skype, s’rri pa përsëritur:
“Dije, kurrë s’kam qenë dhe s’do të jem demon.”
 
Mendimi im i ngjan një zogu të shtegëtuar.
Ikën në prag vjeshte, të gjej pak ngrohtësi.
Se rruga është hapur, telat me dhëmbë rrëzuar.
Mos më kërko. S’më mban. I lidhur dot nuk rri.
 
Tashmë, e di. Kjo rrugë është rruga ime.
S’e zgjodha unë, dhuratë ma dhanë të tjerë.
Nuk ka tabela, as semafore, ka vetëm ëndërrime.
Ndaj ti pa drojë më thuaj: “Ec edhe më merr!”
 
Po rrugën time e ka zënë një gjumë i thellë.
Në fund të saj s’më sjell qoftë dhe një yll.
Për dashuri gjithmonë të njejtën gjë më sjell.
Një çantë shpine shtegut, nëpër të njejtin pyll.
 
 
Zonjë Lumturi
 
N’ato vite të ferrit, kur qielli më qe mbyllur,
Dhe errësira e thellë më kishte dhënë lëndim,
Të preka dhe të ndjeva mes njerëzish kokëulur,
Zonjë Lumturi, më ishe brenda shpirtit tim.
 
E s’të kërkova, Zonja ime, kurrë nëpër motele.
As ndër bankete zhurmëmëdhenj edhe dinakë.
Shumë herë s’të gjeta ty as kioskave me zhele,
Zonjë Lumturi, ta dish, të kisha brenda, gjak.
 
S’harrohen provat e mëdha, mërzitë, trishtimet
Edhe çdo herë kam dashur të mbetesha njeri.
Më të mëdha ato, më të mëdha dhe gëzimet,
Zonjë Lumturi, pranomë, kam mbetur po ai.
 
Me mua, mikja ime, nuk ndahesh dot aq lehtë.
Herë duhemi pa fund, here jemi flak’ për flakë.
Ti më ka nxitur vetë, fjalën guxim në jetë,
Të ndjek edhe të ngjaj me maratonomak.
 
 
Kërkoj
 
Kërkoj qiellin me balona
Dhe aromën e zambakëve.
Përmbi degët me limona
Dua këngën e trumcakëve.
 
Kërkoj shkak, per t’u harlisur
Fije bari, një akord.
Në minor për ta ujdisur,
Për të thënë: të dua fort.
 
E në çaste dëshpërimi,
Kërkoj ty dhe buzën tënde.
N’sytë e tu më qesh agimi,
Që ma jep gjithnjë me ëndje.
 
Larg sëmundjes nëpër bare,
Larg mëdyshjes për bixhoz.
Kjo sëmundje aq tinzare
Duket, veç me mua loz.
 
Po s’fiton sëmundja e vjetër,
Nuk më mund jo, jo mërzia.
Unë nuk shkoj n’ato kotecër,
Ku përgjumet kotësia.
 
Kërkoj sytë e atij që niset,
Të atij që vetëm ndahet.
Të atij që kur gremiset,
Nuk e ka zakon të qahet.
 
Dua sheshe urtësie,
Ndaj kërkoj njerëz me vlera.
Një thërrime lumturie,
Dhimbjen ma largon përhera.
 
E në çaste hidhërimi
Të kam ty dhe buzën tënde.
N’sytë e tu është pambarimi
Që ma jep gjithnjë me ëndje.

.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s