DY DHURATA MGA MUÇ XHEPA PËR BIBLIOTEKËN E VATRËS / Nga: Dalip Greca

 
DY DHURATA MGA MUÇ XHEPA PËR BIBLIOTEKËN E VATRËS
 
Kanë mbërritur në bibliotekën e Federatës Pansqhiptare të Amerikës”VATRA” dy vëllimet me tregime të autorit Muc Xhepa; “NË SIRTAR” dhe “NË ANËN TJETËR”-Tregime Uberi- me autografin përkushtues: Dhuratë Vatrës antikomuniste. Me shumë respekt-Muci, Washington 12 shkurt 2021.
Duke falenderuar autorin për dhuratën, informojmë të interesuarit se librat mund t’i tërheqin nga biblioteka e Vatrës me të drejtë kthimi.
 
“Libri me tregime”NË SIRTAR” përmbanë 31 tregime, shumë prej të cilëve e marrin fabulën nga koha e diktaturës dhe një pjesë prej tranzicionit shqiptar.Në parathënien përcjellëse, Lekë Tasi, shkruan se libri është shkruar me stil bashkëkohor.Në përvetësimin e këtij stili duhet të kenë kontribuar studimet universitare për anglisht, leximet nga Letërsia e Sotme, si dhe praktika e komunikimit gjatë karrierës diplomatike. Ai ka qenë sekretar i dytë i Ambasadës Shqiptare në Washington, por dha dorëheqjen për shkaqe parimore, më 25 korrik 1997, sepse besonte përnjimend në mundësinë e një të Djathte reale në Shqipëri. Ndoshta edhe për këtë bindje, në mundësinë e Demokarcisë tek ne, pas gjysëmshekulli komunizëm, libri i tij paraqet interes.Në faqet e tij, lexuesi mund të gjejë sot, kur mbushen tri dekada prej asaj faze, jetën e shoqërisë shqiptare para dhe pas shembjes së komunizmit, me rritje respektivisht të shpresës dhe pastaj të zhgënjimit….(LT)
Po rendisim disa nga titujt e tregimeve: Në sirtar; Zhan Valzhani, Doktor Nosi, Në formën politike; Mësuesi i frëngjishtes, Lordi, I treti, Zhan Matie, Drejtësi e mohuar, Rosa, Perëndim, Radio Fatosi, Dhurata e ndaluar, Rrapini, Në biblotekë, Mali i kalvarit, Zoti Ceka, I dënuari me pushkatim, Zhveshur, Qatipi, Viza, Kur dita ishte natë etj…etj.
Ndërsa në vëllimin e dytë”Në anën tjetër”-Tregime Uberi, janë përfshirë 32 tregime: Shihemi Prapë; Të Ikë; Xhevahir i Satirës; Kubana; Instrumenti i ndaluar; Oreksi i Prishur; Valsi Vienez, Mërgimtari i Vjetër; Be Nice To Her, The Roling Stones, Në gjumë, Këmbana, Moral Choices, Eshtrat; Gruaja e Bukur ; Transheja; E ndaluar të Duash; Bateristi, Në gurore; E thërret Gjaku etj…
Libri ka një përcjellje-Hyrje nga shkrimtari ynë i mirënjohur Visar Zhiti,i cili shkruan: Përsëri një libër i ri nga miku ynë Muç Xhepa:”Në anën tjetër,- tregime Uberi”. Cila është ana tjetër, ajo e atdheut, me kujtime nga qyteti i lindjes së tij, Elbasani, apo kjo ku jeton e punon tani, në Uashington?…Apo është ajo e ngjarjeve që tregon, ja ashtu me shpejtësinë e makinës së tij, që e përdor edhe në shërbimet”Uber”, ku zbulon të zakonshmen dhe të pazakonshmen, që i shpërfaqet, por që si asosacion idesh i nëpërmendin ngjarje të tjera larg në atdhe, drama që të përndjekin vazhdimisht….
Ana tjetër dihet që ka edhe anën tjetër dhe në mes është koha, që rrjedh si lumë, sipas filozofëve antikë. Jo, koha për Muç Xhepën, më shumë i ngjan rrugës ku “Uberi” i tij shkon nëpër natë dhe, ashtu si dritat, digjen edhe ndjesi të larmishme, ndodhi, biseda dhe s’dihet çfarë tjetër, se bota është plot me absurd, që, teksa nget veturën, sytë i ndeshin në pasqyrën brenda me sytë e njeriut të panjohur, që do ta çojë diku, por dhe ai e çon diku, në një vegim të harruar, në një obsession ngacmues, aq sa duket se po udhëtojmë me “Uberin” ankthërues të kujtesës….” (V ZH)
 
 

Dalip Greca

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s