Poe- prozë nga Ruzhdi GOLE
ECJA … RRASAT E HIJES
KRELA E TE KREMTE
Ecja, më e çurgët, ndillet, mbi ethe ecejake
Heshtje hareje, hareshëm, pak turpshëm
rrëmujshëm, nuk ngucet grimasa garde.
Garda po ajo, plot krela dhe plot të kremte,
më shumë të tjetërkujt ligjet prej çdo linku,
Ecja,më e palodhur, kur errësirës mpihen
shembjet, kruspët e gjithçka më çmeritur.
PYLLI…VRAPIMTARI
(poe – prozë)
Ecja mban frymën, i drithërojnë keq mollëzat, këmbët më vrrullake,
Ne ngjasojmë mushk’nive tona – pigmente nga karikaturat e kavjet.
Karikaturat plot libra e kavjet plot skulptura,n’për salla të mermerta
udhërrëfyes të dyshimtë për çdo bibile, botanikë botuesi dhe biletë,
Pylli më e madhja bibliotekë gazmon,jo i gjithi ende lexue shkëmbi-
gdhendja e skulptorëve më endacakë e më të ditshëm te ky planet.
Shpejt verdh pigment Ecja në frymë, premtimet-vrull i ri çudibërës-
Proza mollëzat e veta fërkon, ndez’ njëherë bungë, mbarë dhe më
mbrapsh,luhat lungët : karikaturat, byzylykët, vapën, valutën,vërën.
Ecja nuk ngutet t’pijë pak ujë, të shplodh cazë kërcinjtë, pos kryqet.
Tjetërkund pëlqejnë rrëmujë ca hile të njomështa Bruti,tujë turpesh.
Rrëmujshëm, të akullt në një kallje zani, me dy-tri monedha zaptimi,
shumë rrojtëm dashtun,prej dashnie nuk ishim soj vorfën me dimrin.
Dimri, borërat, daravitjet, kah gjithësia vrapimtari Pyll e ani Askushi –
Brut’ kokekëmbë ne, Kryqin plot rrëmujë e rrxojmë vet ne – vile turpi.
…Ecja ngutet, pi pak ujë, t’shplodhë rrëmujë…
BYPASS, NDEZULLI
(poe – prozë)
Ecja, duke vërvit’ skaje e lotë,grepa rrëzohet,
shkelur, plot grimasa rrëxohet me melo – hije
njeriu tek ecën.Me gropa, mentesha,poshnja,
ndez’ xhez bandën, xhixhitë dhe xhixhivallet,
flutur fluturimeve xhaketën.Xhaketa e xhazit
mbushur flutura,sytë ndezullojnë çelësin Sol,
Grepat peshkojnë vonë vrullnie e menteshat
piken më të urta vranët pej çdo dige dashnie
dashni turpebukura,lajthitje lektis vetullahollë.
Ngopur xhixhi, fluturimeve xhixhivallja e Erës,
Ecja vërvit grepat, grepat e së ndjerës, duket
gjithësi gjithçkaje kur rremba rrëmbush,zbras,
Qeshja driton vet’vehten e mban nënqeshjen
thellë, me të tjerët, plot melo – hije, ndezullive
Durrës ose Bypass.
PENE PEME
(poe – prozë)
Ecja shpupuritet tek ecën, plot hoje mbush gjymtyrët,
diku, lë vashë e vesë pentagramin, ofshan pedikyrën.
Tejkqyra e ecjes vezullohet, sheh qartaz gjithëçka uje
pëllëmbët e nxehta të krojeve, mendjelehtat çika:çujet.
Cujet plot xhufka dhe tojet me ecje të mbara rrebeshë,
dhëmbët e mpi’ kruajnë honet,ca trungje plasin obezë.
Ecja, kalorthi ndryhet, e shpejtë, plot gusht mbi krastë,
dalëboje hijet ndjellin pus, çukat e çujet përmirë begat’.
Ecja hop thekshëm mbi urë – ëndërrt përrallë, kreaturë.
Kreaturë? Fjalë e huaj, pikas’ më shpejt nga mpleksja,
nga erbi dhe enti, nga etnia, etnologjia, elbi edhe Ecja,
velagjallë,ca çalë, uratë uje, çdo kruje,mbi çdo sy lurë.
Pena e pemës skicëz u trand thek’ andërrt, amë, turrë.