Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
MBI QELQE
 
Mbrëmjeve të vonta
kur ditët çjerrin terrin,
kori i yjeve
lëshon një dritë mirësie
mpleksen reflekset
dëshira ajrit gjen udhen.
 
Fryma e fatit avitet
gëlon qenia nga zëri yt
që mbrëmja zgjodhi
për dhurate.
Zgjohet gëzimi,
troket mbi qelqet e syve
që braktisin naten.
 
E nxjerrin ëndrrën.
Me gishta si qerthull
numëroj orët një nga një
i shtrihem ëndrrës,
ma shkund kujtesen
ajo s’më nxe…
Ndërsa palosem,
xhepave te jetës
zmadhohem edhe më..
 
 
ERDHA SI FJOLLË BORE
 
Si fjollë bore erdha
vallzuar mbi qerpik,
të ulem mbi flokë,
thinjët të të puth .
 
Ç’pret, më ke në duar,
përkëdhelmë ngadalë,
më paske harruar,
nga etja me mall.
 
Nëse të mungova,
zbrita e të gjeta,
të preka lëkurën
më humbe, u treta.
 
U bëra tapet,
u hodha mbi re,
ti sapo më preke,
mbi mua gjurmë le.
 
Tani do më presësh,
gjatë do mungoj,
jam si dashuritë,
kur i pret vonojnë.
 
Mos u dëshpëro,
mbamë lot në sy,
një fjollë si grua,
la shpirtin aty.
 
 
SHKURTI NË MES
 
Grinden pemët
era, u shkund krahët
e zhveshur,
si një shpend i plagosur.
 
Kërcënues thëllimi
vërvit kristale.
 
Orgji e tufanit
mllefin shkund
grisë së mekur.
 
Heshtim
 
Ngrin fryma
ndrësa buzët mbi buzë
puthje të dritësuar lëshojnë.
 
Nata lëviz,
yjet pikojnë serm
mbi faqen e dëborës së re.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s