DASHURIA, SI LIRIA, DUHET MERITUAR ÇDO DITË… / Fragment nga Faruk Myrtaj

 
Fragment nga Faruk Myrtaj
 
 
DASHURIA, SI LIRIA, DUHET MERITUAR ÇDO DITË…
 
Dashuria vjen si lindja. Duke u ndjerë. Është e pamundur shmangja. Je nisur në shtegun e saj dhe s’kthehesh dot më pas. Thjesht vazhdon të dashurosh, ngaqe s’ka shanc të bësh tjetër gjë.
Po, dhe pa dyshim po: edhe nëse s’do mund te ndjeheshe, ne kohe, reciprokisht. Edhe pse Një e Tërë, dashuria nuk është doemos dy gjysmash. Edhe pa të, dashuri është. Çmim i pashmangshem.
Të dashurosh është prani virtyti, ndjesi e mrekullim në vetvete, dlirësi e vetëmjaftueshme qe nuk mjafton dot kurre.
Jo këmbim në natyrë. Thjesht: dashuron ti – pa pretenduar të anasjelltën. Duke rrëfyer dashurine tende Je. Je Ti!
Të dashurosh, është të jesh gati të nisesh, të guxosh të fluturosh si për herë të fundme, të ëndërrosh zgjuar, të jesh zgjuar përgjatë ëndrrës, ta ndjesh dashurinë nevojshëm, si marrje-fryme, gulç të pa-këmbyeshëm jete.
Çmimi, edhe pse si dedikimi- tërësisht vetiak, megjithatë shënohet në llogarinë e përbashkët; e përballojnë dy elementët në reaksion.
Më shumë akoma: e paguajnë të gjithë, edhe ata që s’arrijnë të dashurojnë, edhe ata që nuk kanë fat, por pa dyshim dhe krejt pa-shmangshëm ata që guxojnë…
Mbase s’është aq e këndshme të thuhet, aspak e vështirë të pohojmë se dashurinë e provojnë edhe ata që zhgënjehen rreptë në lojën me të…
Sa herë bie fjala për dashurinë, po aq sa herë për jetën, duket se nxiton e ngre kokën vdekja…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s