MA PASKE THËNË ME KOHË “LAMTUMIRË-n”… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
Poezi nga Iliriana Sulkuqi
 
 
MA PASKE THËNË ME KOHË “LAMTUMIRË-n”…
 
Si nuk e paskam ditur hershëm,
( e vogël, gati e sapo lindur, paskam qenë),
ma paske thënë në njëmijë mënyra, “LAMTUMIRË-n”…
që kur s’më flihej gjumi
se ç’t’u gatuaja fëmijëve të nesërmen …
dhe haja veten me dhëmbë …
 
Ma paske thënë me fjalë të padeshifruara,
që s’mund t’i kuptonte asnjë si unë
që shpirtin e kishim mbidashuri ,
për TY, VENDI IM,
për TY, VENDI YNË!
Ika, pa të përshëndetur,
pa të përqafuar,
pa të puthur,
ende pa trokitur àgu…
( nga ime gjyshe kisha mësuar,
të mos ndahem,
që sërish të kthehem te pragu…).
 
Të mora me vete si pranga për shpirtin…
Të mora me vete si ligje prej fisi.
Të mora me vete si një ninullë –
t’më zgjonte prej ëndrre…
t’më vinte në gjumë…
Po ku ta çoj mallin për ty,
gjer në dhimbje?
Po me vargjet
që thurra për ty ditë e netë,
ç’ të bëj…?
T’i marr me vete,
s’i fluturohem dot Zotit…
T’i le te TY – për mua s’ke vend…
Ti s’ke Arkiv për të gjallët si unë,
por as për të IKURIT e mëdhenj
s’ke vend…
Fatkeqi, VENDI IM,
-pa IDENTITET…
MA PASKE THËNË QË NË DJEP “LAMTUMIRË-n”..
DHE UNË ENDE TË DUA SI E MARRË…
 
Iliriana- Ti pa mua, unë, edhe e vdekur, e YTJA, Vendi im!
Brooklyn, NY, 24 shkurt, 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s