Poezi nga Aleksia Athanasiu (Greqi) / Solli në shqip Dashamir Malo

 
Poezi nga Aleksia Athanasiu (Greqi)
 
 
Asgjë më
 
Poeti i madh
ndërroi jetë një pasdite Prilli
(në katër e njëzet)
dhe ishte feste për shumë njerëz. Menjëherë
qindra vetë (që asnjëherë nuk e kishin lexuar)
publikuan poezitë e tij
të tjerë pohuan se ishin miqtë e tij
iu gëzuan vlerësimit të tij
disa (më fatlumët dhe përzgjedhurit)
letrat e tij drejtuar tyre shfaqën
fotofrafitë e mburracakëve qe kishin dalë me të. –
Poeti i madh
ndërroi jetë (në katër e njëzetë)
tashmë asgjë nga këto nuk e neverit atë.
 
 
Këmisha
 
Një këmishë e bardhë
e palosur me lule aromatike
livandoje
nesër shitet
në treg
Një bujkeshë e varfër
mendon t’a marri
për djalin e saj të porsamartuar
ushtar i ri tashmë
diskuton për çmimin
duke numëruar monedhat e saj të pakta.
Një murgeshë për varrin
e dashurisë së saj në adoleshencë
gjithashtu e dëshiron atë.
Një këmishë e bardhë
e palosur me lule livandoje aromatike.
Pas kaq vitesh
dikush e shpalos atë
dhe e befasuar zbulon…
 
 
Magji
 
Drita e yjeve, të gushtut
në gjithë Kerqirën
dhe ajo harroi librin e saj
në kopsht – përbri luleve të natës.
Ditë më vonë, (kur e gjeti përsëri)
lirika lexoi në faqet e tij
krijuesit plot finesë
që kurrë nuk kane egzistuar.
 
 

Solli në shqip Dashamir Malo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s