Poezi nga Agron Tufa
SHIGJETA
Shigjetën e lëshuar s’e ndal dot askush:
Jetëpremi si kordat e harkut po dridhet;
Zbret kobi rrufe, ndër maska shpërpush
Ta gjejë edhe pas shtatë mijë dyersh.
Me majën e mendimit mizor shigjeta
Çan qiejt e plumbtë e të zymtë dimërorë;
S’e shmangin vullnetet, as shpresat e zbehta,
Destinin s’e sprapsin zogjtë rastësorë.
Kur kordat e harkut të bien në fashë,
Kur shigjeta reshtë do ketë çdo dridhje,
Jetëpremi shituar do mbesë gjer n’asht
Prej sh’gjetës që çau shtatë mijë milje.