Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
PËRQAFIMI I NËNËS
 
Kur përqafimin ma fali nëna
Dukej më shumë rrezoi hëna.
 
Kur me buzëqeshje m’pushtoi
Dielli rreze më të forta lëshoi.
 
Kur puthjen e ngrohtë ma fali
Nga gëzimi frymën ma ndali.
 
Kështu rrëfeu vogëlushi Trim
I mbushur ishte me gëzim…
 
 
KANARINAT
 
Këndojnë kanarinat
Në kafezin e mire,
Ngushtësi s’duan
Por të jenë të lirë.
 
Janë të famshme
Për këngë melodi,
Me ngjyrat e tyre
Shpërfaqin bukuri.
 
Në kafez të madh
Në zyrë e shtëpi,
Cicërojnë ëmbël
Edhe mbi orendi.
 
Kanarinën Lumi
Besa shumë e don,
Kur shkon në shkollë
Në kokë e miklon.
 
 
KËNGA E BARIUT
 
Kënga e bariut
Diku në Malësi.
 
Buçet n’ato male
Si një mrekulli.
 
Lehtë i bie fyllit
Me aq dashuri.
 
Në mes tufës
Bukuroshi çilimi.
 
Si ai zë i bilbilit
Jehon n’kaltëri.
 
 
KREJT NDRYSHE
 
Krejt ndryshe
M’u duk dita
Kur nata
M’i përpiu ndjenjat
 
Pastaj…
 
S’di kah doli
Një zë zemre
E një tingull shpirti
 
Të më drithëron
Trupin tim të heshtur.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s