Poezi nga Lola Tamo

 
Poezi nga Lola Tamo
 
 
STACIONI I PAHARUAR
Nënës sime
 
Kur shkoja e lodhur nga udhë të mjegullta të largëta
Ndaloja te ky stacion e heshtur me diell e me shi
Pas hapit të parë, lija pas vetes ditët e gjata
Më priste nëna,më supe mbështjell më shall të zi
 
E duart me rrudha m’i zgjaste me krah ëngjëllore
Më hidhte në supe një trike leshi të ngrohtë
Më pyeste për ditët,punët fëmijtë
Për netët ,ku ëndra për nënën kurrë s’flinte
 
Një mal me brenga kish nëna
Një det të dallgëzuar mbante në gjoksin e saj
I fshehte para fytyrës time
Ca fjalë të ëmbla më thurte si gjerdan
 
Tani stacioni është i boshtë,pa drita,pa njerëz
E nëna diku,mes luleve të varrit gdhin netët
Me duar të hirëzuara
Përqafuar më engjëjt e saj prek dyer parajsë
 
Unë prek si gjyshe nga Pema e Viteve gjethet e degët
E nis një përrua lotësh mes gjoksit të thinjur
Me urimin prindëror,këtu në brigje të largët
Shkruaj e shkruaj,thur vargje
të përjetshëm
 
 
Fluturzat e borës
 
Si rreze drite e butë më erdhi ky mëngjes
Kur pash fluturzat e borës në xham
Dhe solla në mënd vite jetë në rresht
E ëmbël çfletova faqet e një libri me mall
 
Ndjeva në shpirt një ngrohtësi dashurie
Fluturzat më bëheshin fytyra të bukura fëmije
duke festuar me këngë si në një ditëlindje
Shihja pafund njerëz kalimtar të lumtur
 
E pashë sygaztë butësinë e ujit të kristaltë
Buzëqeshje të ngrohta në kaosin e botës
Luanin me mua gjithë fluturzat sot
Të mbledhura si një trokitje
 
Si perla të vogla binin në xham
Si dritat e ndezura në orët e vonshme
Nëpër vite jete të thjeshta të ndritshme
Sa bukur!Sa lumturi paska ky çast!
 
 
Shikom në sy
 
Sot do të vesh më ngjyrat e ngjyrave
më shkëlqimin e shkëlqimit
do të dua marrëzisht
nuk do pres asnjë dhuratë
Veç besomë e shikom në sy
Dita ime
e integruar
 
Aty ku rri e burgosur
të shtrydhin çdo natë imazhet e papritura vizionet e verdha
dhe dëshpërimi im gjithashtu
 
Do rrimë deri vonë ……në Agim
të ndriçosh fletoret e mia në gjuhën time shqip
Nëse shkruaj diku vargje të ngurtë nga turbullira emocioneve
Mos më gjyko
Besomë
Unë dhe ti kurrë nuk ikim të mundur
Gjithsesi…..Gjithsesi….
 
 
Bisedë në heshtje
 
Kkështu filloj e para javë e shkurtit
shi i imët në mëngjes
Rreja e zezë duke u afruar me vështrim të errët pranë meje
papritur trokiti
E hëna ‘tinzare’
 
Unë nuk kam frikë
era e pavërtet më ajrin e ndotur dhe të pistë përbuz ankthet e mia
Jo jo do duroj…..
Kokfortësia ime
 
Në dhomën e mbyllur pa zë
perdet e dritat e bardha
tubacionet emunduara përcjellin a jrin steril
Të lodhura nga fati i njerëzve njerëzve
Të dashurve të Fisit tim
 
Mërzia ma ther shpirtin
mendimet të mbyllura në qelinë e mizorisë
fjalët vijnë larg larg
Fuqit e mia duke u përpjekur me ndryshimin…..
Dhoma bisedë në heshtje
 
Se di në se është ende e hënë
dhe shiu i imët ka pushuar?
Shikoj veten në kornizën e ekzistencës
Bashkë me miqtë e mi të pa gjumë
Ata janë kthyer nga mërgimi…..
kanë ardhur nga foleja e perëndive
për të shkruar tekste
dhe duke ëndërruar
Do durojnë……..
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s