Poezi nga Seli Murati

 
Poezi nga Seli Murati
 
 
***
 
Sa shumë strehonin, sytë e tu?…
Si një shtëpi pa skaje gjithësie
Përmbledhur numrat infinit ..
Më ngatërrojnë veçse…
Dy stinët më të mira i bashkoj,
Vjeshtën e artë dhe ty!…
Pranverë, kur lulëzon aty po lë, mendimet,
Si udhët e pa prekura të shpirtit s’dua… ti mërgoj.
 
 
 
DIELLI QË PËRËNDON TË PREK NË SHPIRT
 
Ti kohë si det i thellë me brenga plot
Pas reve fshehur ti vret ngadalë
Dëshirat i hap plagë nëpër yje natë..
Më shpirt shumë kohë rin zgjuar!
 
Zjarr digjesh, pa i kapur dëshirat …
Në strehen e lumturisë ti fal dhimbjet…
Si rrezja e diellit qepallët të gjata të ulen
Pluhuri i pandemisë mos më hyj në sy.
 
Ti kohe kalimtare udhë pa kthim..
Diell që përendon të prek në shpirt
Mendimet mi tret nëpër kujtime..
Netëve dergjesh ngadal me sy malli
Vjedhurazi hyn në ëndrrat e mia.
 
E gjysma e shpirtit shkoj me ty,
Ikja jote e shpejtë e dëshpëruar
Si qielli blu me plotë ngjyra..
Me vargje poezie heshtur me flet !
 
Eh, Ti kohë qe ikën aq shpejt…!
Me nota tinguj zemrën më pëshpërit
Si ngushëllim ma mban larg errësirën
Kohës tja prek shpirtin ti bëhem rob i saj.
 
Si drita e hënës shpirtin ma ndriçon
E Yjet nëper errësirë do vezullojn
Koha e errësirën do të kristalizoj,
E buzëqeshje t’ëmbël do na dhuron.!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s