Kalendari poetik: Nguyen Chi Thien (1939-2012) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Nguyễn Chí Thiện
 
Kalendari poetik: Nguyen Chi Thien (1939-2012)
 
U lind më 27 shkurt 1939 poeti disident vietnamez, i cili kaloi në burgjet politike të Vietnamit komunist 27 vite të jetës. Dy vitet e para të burgut i bëri kur ishte student, në vitin 1960. Regjimi komunist u mësonte nxënësve në shkollë se Japoninë në luftën II Botërore e mundi Bashkimi i lavdishëm Sovjetik. Nguyen u ngrit në mes të klasës e tha që Japoninë e mundi SHBA, pasi hodhi bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Pas burgut të gjatë, në vitin 1995, u lejua të mërgonte në SHBA, ku ndërroi jetë më 2 tetor 2012. Ja një poezi e tij:
 
POEZIA IME
 
Në poezia ime s’është e bukur,
Është e dhunshme, si grabitje në rrugë,
Si kollë tuberkulozi me gjak
Asgjë të fisme s’ka ajo, aspak,
Si vdekje me gulç, si batare pushkësh
Me fjalë të ndyra, si horra rrugësh,
Si Partia, Bashkimi i Rinisë, Komiteti
Qendror, udhëheqësit tanë
Pastaj, në të s’ka fare fantazi,
Të vërteta ka, si burg, mundim, uri
E kam shkruar për të shkretët njerëz
Të kuptojnë se Djall i Kuq
të zezë e ka zemrën.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s