Poezi nga Adem Xheladini

 
Poezi nga Adem Xheladini
 
 
Kutizë pëshpërime…
 
Ç’mallë varet mbi kutizën pëshpërimë
ku fryma merr me nge në shushurimë
dëshira n’ekstazë përflaket, mallit t’pashuar
ethshëm ngjitet brigjeve, ndjenjës përmalluar!
 
ka vite, vite që rrugëtoj drejt cakut të fshehur
në botën përhumbtas shtegut ngarkuar
me ndjenjën fashitur, e buzë përcëlluar
të kap atë magji misteresh përjetësisht dehur!
 
e matanë, befas shfaqet hirësi Hyjneshe
mes yjesh, hënës shkëlqim, njomësi e vesës
me buzën varur n’përtejxham si në lutje meshe
dhe përnjëherë ngjall, si ylber ndjenjën e shpresës!
 
 
Mos qaj!…
 
Mos qaj për udhën këputur në mes
Në dritë të parë nëpër vesë
Një ditë shtegun do ta gjejë
Përmbi mimoza të shpërthejë…
 
Po ti mos qaj do të vijë dita
Në valle yjesh ku të prita
Me ëndrrën aty kur flenim ne
Me hapin tonë për jetë të re!
 
Sërish mos qaj se koha vjen
Tek guri i moçëm aty më gjen
Fatet i grish me ankthin zgjuar
Për ditë të pritur, ditë të uruar
 
E kur mimozat të shpërthejnë
Sytë ty do të të shkëlqejnë
Për ditën pritur në njëmijë shpresa
Me flatra puhize kur vjen pranvera!
 
 
Kur nata ik…
 
Qiellin po ta merrja, ta fusja në gji
Dhe diellin ta zbrisja ta vë n’ata sy
Hënën te buzqeshja, në buzë ta vë
Dhe yjet në qiell, t’i puth një nga një
 
Përmbi varg t’më dukesh, flakë e uritur
Njëmijë etjesh tretur, buzës së zhuritur
Mes trokut të erës, puhizë në pranverë
Në mes njëmijë lulesh, të të merrja erë
 
Të shfaqesh këtejthas, agimit të parë
Kur nata bën ikën n’atë të fundit trok
Duku sa s’është vonë, me buzë nektar
 
Në kopshte të dukesh, me lulen e parë
Të vish buzë mëngjesi në të parën vesë
Ditës t’ia ngjallish, atë të vetme shpresë.
 
 
Miqësisht !
 
Ulu mal, të dal matanë
Ku njëmijë dëshira rrahin
Si kambanë!
 
Zbrit diell, aty përmbi mal
Ku akujt në ankth puthen
Të të ndal.
 
Hënë, mes resh që fshehesh
N’atë gotë përtej ëndrrash
pse dehesh?!
 
Det i trazuar zhytur kaltërsish
Hape gjirin, tek ti të prehem,
Aty, miqësisht!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s