Poezi nga Autorë të ndryshëm botërorë / Përktheu në shqip Iliaz Bobaj

 
Përktheu në shqip Iliaz Bobaj
 
 
Poezi nga Franc  KAFKA – Çeki  (1883-1924)
 
 RRËFIM EROTIK
 
Dora jote në dorën time,
mjafton që ta dëshirosh.
 
 
PËRRALLË E VOGËL
 
”Ah!”, tha miu,
”zvogëlohet bota çdo ditë.
E madhe ishte në fillim
dhe unë i dridhesha asaj,
ikja dhe isha fatlum,
që shihja nga larg,
mure, djathtas dhe majtas,
por shpejt ata u bashkuan
dhe unë më në fund u gjenda në një dhomë
dhe në qoshen para meje çarku”.
”Thjesht duhet të përdredhosh”,
i tha macja miut
dhe në çast e përlau.
 
 
 
Poezi nga Erih FRID – Gjermani (1921- 1988)
 
SUPOZIM
 
Po të kishte kuptim
të jetosh,
do të kishte kuptim
të jetosh.
Po të kishte kuptim
të shpresosh ende,
do të kishte kuptim
të shpresosh ende.
Po të kishte kuptim
të duash të vdesësh,
do të kishte kuptim
të duash të vdesësh.
Pothuajse gjithçka do të kishte kuptim,
nëse do të kishte kuptim.
 
 
KËNAQËSI
 
Një ditë,
kur të jeshë lodhur prej meje,
ndoshta do ta kem të lehtë,
të lodhem edhe unë prej vetes.
 
 
 
Poezi nga Mihail LERMONTOV  – Rusi  (1814-1841)
 
QIELL DHE YJE
 
Qiell i pastër i mbrëmjes,
yje të kthjellët, të largët,
të pastër si lumturia e një fëmije.
O! Përse duhet të mendoj për ju?
Yje, jeni të tejdukshëm si lumturia ime!
 
Përse je fatkeq?-
më pyesin njerëzit.
-Jam kaq në fatkeqësi,
o njerëz të mirë,- sa yjet dhe qielli-
yjet dhe qielli- po unë jam njeri!
 
Njerëzit, me njëri- tjetrin,
kanë cmirë, ushqehen.
Unë tashmë jam kundër atyre,
kam zili vetëm yjet e bukur,
do doja të zija vetëm vendin e tyre.
 
 
 
Poezi nga Rabindranat TAGORA – Indi  (1861-1941)  – *Çmimi Nobel 1913
 
KOPSHTARI
 
Aty ku fryma është guximtare dhe koka rri lart,
aty ku dija është e lirë,
aty ku bota nuk është e copëtuar
nga muret e ngushtë të shtëpive,
aty ku fjalët dalin nga thellësia e së vërtetës,
aty ku përpjekja hap e palodhur duart e saj,
duke kërkuar përsosmërinë,
aty ku rrëkeza e pastër e logjikës nuk e ka humbur
rrugën e saj,
në rërën e thatë të shprehisë së vdekur,
aty ku fryma, e drejtuar gjithnjë dhe më përpara teje,
zgjerohet përherë pareshtur në mendim dhe në veprim,
aty nën qiellin e lirisë,
më ler baba të ndërtoj atdheun tim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s