Këpucët / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

 
Tregim nga Rudina Muharremi Beja
 
 
Këpucët
 
Kishte mjaftuar vështrimi i mprehtë i së ëmës që të kuptonte se koha në dispozicion po mbaronte.
Ishte pasdite vonë dhe ajo do të shkonte në punë.
-Nuk më pëlqen asgjë, kishte folur vajza me ton paksa më të lartë në dyqanin që ekspozonte këpucë, teksa e tërhiqte drejt daljes duke lënë të çuditur shitësen me një fytyrë engjëllore dhe flokë të gjatë e të zi që i mbulonin tërë shpinën.
Gjithësesi ajo nuk u dorëzua. U afrua më pranë tyre dhe shprehu zellin për t’ u ardhur në ndihmë.
-Ç’ farë kërkon konkretisht- dhe i buzëqeshi vajzës me një admirim dashamirës
-Po ja, kishte folur e ëma duke vështruar nga e bija. Mendova t’i blija një palë këpucë zonjushës, por nuk po vendos dot për të zgjedhur. Ju keni pothuajse të njëjtën moshë dhe ju sigurisht mund të jepni një mendim më të vlefshëm.
-Me gjithë qef kishte brofur ajo duke u drejtuar për nga raftet.
Zhvendosja e atij kurmi të njomë e të imët në atë segment qe shumë e ngadaltë
-Ja, kishte folur prerë ajo duke ngritur dorën në të cilën mbante dhe një shkop të zi dhe tregoi zgjedhjen që sipas saj ishte ajo e mundshmja.
Për një çast humbi pak ekuilibrin.
Sytë i shkuan në mënyrë të pavetëdijshme tek këmba e saj e drunjtë fshehur nën ato pantallona të gjera
Zhvendosi me shpejtësi vështrimin duke u përpjekur t’ u jepte përgjigje fshikullimave të ankthit.
Ndjeu se një hallkë e hekurt e shtrëngoi në fyt e me ngut kërkoi sytë e së bijës, e cila, tashmë kishte reshtur së ankuari për këpucët…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s