MULTIGJUHËSIA DHE MULTIKULTURA NË RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN (Mbajtur më datën 20 shtator 2019 në Koferncën shkencore në Universiteti Evropian Jug-Lindor në Tetovë – Maqedoni e Veriut) / Nga Arqile Vasil Gjata

 
Arqile Vasil Gjata
 
 
MULTIGJUHËSIA DHE MULTIKULTURA NË RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN
 
Mbajtur më datën 20 shtator 2019 në Koferncën shkencore në Universiteti Evropian Jug-Lindor në Tetovë – Maqedoni e Veriut.
 
Përmbledhje:
 
– Gjuha letrare shqipe është krijuar e përdorur gjatë shekujve nga një popullsi që e ka shqipen gjuhë amtare.
…Qysh në lashtësi, në thellësinë e shekujve këtë jetësi e Vlerë kulturore ajo e ruajti e gjallëroi dhe në kohrat më të vështira të pushtimeve të huaja! Kjo jetesë krijuese e kulturore u shfaq, u përhap dukshëm qysh në epokën e Rilindjes Kombëtare, nga ku u krijuan, u shkruan vepra madhore të cilat i takojnë letërsisë dhe kulturës shqiptare. Jemi pjesëtar të denjtë të një kombi me tradita të njëjta në shekuj dhe njëjtësi të kulturës popullore, të zakoneve, riteve, të këngëve të djepit, të trimërisë, të vajeve, që ruhen e trashëgohen brez pas brezi dhe zbukurohen, zhvillohen, përhapen nëpër trojet shqipfolse nëpërmjet gjuhës amtare…
“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj në gjuhën letrare kombëtare..”Gjovalin Shkurtaj ”SI TË SHKRUAJMË SHQIP””. Botime TOENA, Tirane,2008, f, 64.
 
Një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit të XX-të { në vitin 1972} ishte dhe Kongresi për Gjuhën Standarde të Shqipes ku morën pjesë delegatë nga të gjitha trevat shqip folse.
-Të dyja këto kategori jetësore (Gjuha dhe Kultura) të domosdoshme, janë dy shtyllat që e mbajnë, e mbrojnë kombin dhe shtetin nga ndikimet agresive të ideologjive të ndryshme antikombëtare: Në çdo stad zhvillimi ato plotësojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën.
Kjo vartësi është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare. Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar sipas parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe dialekteve të shqipes.
Në kushtet e një globalizmi, multigjuhësia pëson ndrydhje, ngarkohet me termonologji të ndryshme tekniko-shkencore, juridike e ekonomike. Ndërsa multikultura pasurohet, përthith, ndikohet, merr dhe jep prej kulturave të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rymave moderne të kombeve të tjerë.
Dihet mirë se: Në vendin tonë bashkëjetojnë pakica të tjera me gjuhë dhe kulturologji të tyre, si grekë në zonën e Dropullit, apo shumë pak sllavë në veri, si dhe një pakicë maqedonase në Perëndim, pranë liqenit të Prespës.
Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja, kultura qytetare dhe njeriu qytetar bëhen më funksionalë, më të pranueshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, folklorin, vallet
tradicionale dhe këngët që këndohen sipas krahinave.
 
Fjalë kyçe: multigjuhë, multikulturë, gjuha shqipe, ballkanike, të folme, dialekte, kultura greke, bashkëjetojnë, fonetikë, leksik, gjuha letrare.
 
MULTI LANGUAGE AND MULTI CULTURE IN CURRENT CALLS IN THE BALKANS.
 
– Albanian Literary Language has been created and used along centuries by a native Albanian that have albanian native language.
… From ancient times, in the depths of the centuries, this vitality and cultural vitality it preserved and liven up in the most difficult
times of foreign conquests! This creative and cultural lifestyle has emerged, and it has been prominent since the times of the National Renaissance, from where it was created, major works of Albanian literature and culture were written. We are a denizens of a nation with the same traditions in the centuries and the identity of folk culture, customs, rituals, epic songs, cradles, weddings, vaults that are preserved and inherited from generation to generation that are adorned, developed, spread through Albanian lands through native language … "All the literary speaks of Albanian, these lands find themselves
in the most elaborate, highest and most prestigious version of this (ectnolekti), in the national literary language." Gjovalin Shkurtaj,
 
HOW TO WRITE ALBANIA ". Edited TOENA, Tirana, 2008, p 64
 
One of the greatest events of the twentieth century (in 1972) was the Congress for the Standard Language of Albania, where delegates from all the Albanian lands participated!
−Both of these essential categories (Language and Culture) are the two pillars that hold, protect the nation and the state from the
aggressive influences of various anti-national ideologies: At each stage of development they fill and enrich each other. This subordinate is in function of political, economic and religious life. Multilingualism is more sensitive, more intelligent, more solid,
built according to the principles of phonetics, syntax, morphology and dialects of Albanian. In the conditions of a globalization Multilingualism suffers splintering, is loaded with different technical-scientific, legal and economic thermonology!
While Multiculture is enriched, absorbed, influenced, captured and given by other contemporary cultures of neighbors, or the modern rhythms of other nations. Within these reports and foreign multicultural influences Civic Culture and Citizenship become more functional, more acceptable, and more conscientious to preserve and cultivate traditions, customs, customs, folklore, traditional dances and songs that are sung by the provinces!
 
Key words: Multilingual, Multicultural, Albanian, Balkan, Dialects, Greek Culture, coexist, phonetics, lexical, literary language.
 
Hyrje:
 
-Gjuha shqipe shikohet dhe vlerësohet si simbol i indititetit etnik, i cili nuk mund të lihet në harresë.
“ Që më 1933 B. Havranek përvijoi disa tufëza veçorish të përbashkëta dhe vijimisht u shkruan artikuj dhe studime përkatëse,mbetet ende punë për të hartuar një pamje të qartë të ballkanizmave fonetike “Aristotel Spiro ALBANOHELENICA, viti 2013, 41 3
Nga pikëpamja gjenealogjike dhe kronologjike gjuha shqipe ka sistemin e saj, trajta dhe modele, që janë trashëguar nga periudha e hershme indoevropiane, janë trajtuar më qartë sipas rregullave të funksionimit të saj, të krijuara në mënyrë të pavarur dhe nën ndikimin e gjuhëve ballkanike, që e kanë çuar në konstituimin e gjuhës moderne shqipe. Në fushën e onomastikës çdo kulturë, që ka jetuar ka lënë gjurmët e saj, nga koha pagane, orthodhokse, myslimane, katolike dhe bektashjane! Nga Paganizmi kemi emra zogjsh, lulesh si; Shqiponjë, Dallandyshe, Lule, Flutur, Bilbil, Kanarinë, Thëllëzë, etj. Emra me prejardhje nga kultura Greke si, Dhionis, Kleopatra, Odise, Theodhora, Akil, Eleni, Nikolla, Maria, Dhimitra, Foto, Telemak. Emra nga ndikimi i kulturës osmane si; Ali, Novruz, Hysen, Barjam, Zeqir, Kamber, Murat, Osman, Tahir, etj.
Kemi trashëguar mbiemra nga ndikimet e pushtuesve, ose fetare si: Hoxha, Shehu, Dervishi, Kauri, Prifti, Papa, Hyseni.
…Të gjitha këto bashkë, që cituam më lart, kanë bashkëjetuar dhe përsëri bashkëjetojnë mrekullisht në trojet tona shqipfolse!
 
1- Multikultura është mjedisi ku gërshetohen kultura të popujve e kombeve të ndryshme.
 
“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj të këtij ektnolekti, në gjuhën letrare Kombëtare.”Gjovalin Shkurtaj, “SI TË SHKRUAJMË SHQIP””, Botime TOENA, Tiranë 2008, f,64.
-Këto dy kategori jetësore{ Gjuha dhe Kultura} të domosdoshme, janë dy shtyllat që e mbajnë, e mbrojnë Kombin dhe Shtetin nga ndikimet agressive të ideologjive të ndryshme antikombëtare: Në çdo stad zhvillimi ato plotsojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën. Kjo vartësi është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare.
3 – fonetike “Aristotel Spiro ALBANOHELENICA, viti 2013, 413
 
Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar sipas parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe
dialekteve të shqipes. Në kushtet e një globalizmi multigjuhësija pëson ndrydhje, ngarkohet me termonologji të ndryshme tekniko-shkencore, juridike e ekonomike. Ndërsa multikultura pasurohet, përthith, ndikohet, merr dhe jep prej kulturave të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rrymave moderne të kombeve të tjerë.
Dihet mirë se: Në vendin tonë bashkëjetojnë dhe pakica të tjera si, grekë në zonën e Dropullit, Delvinës, apo shumë pak sllav në Veri, si dhe një pakicë maqedonase në Peerëndim, pranë liqenit të Prespës! Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja, kultura qytetare dhe njeriu qytetar bëhen më funksionalë, më të pranueshëm dhe më të ndërgjegjëshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, doket, folklorin, vallet tradicionale dhe këngët që këndohen sipas krahinave.
 
2- Multigjuhësia dhe multikultura kanë përqasje dhe afri në shumë drejtime:
 
Popujt e gadishullit të Ballkanit dhe me gjerë, pë faktin se kanë qëndruar dhe jetuar pranë si fqinjë nëpër shekuj gjatë gjithë historisë së tyre, duke levizur dhe komunikuar midis tyre, duke marrë, përciellë dhe dhënë në marrëdhëniet e tyre të përditshme janë miqësuar. Në histori, në luftën e përbashkët kundër të njëjtëve armiq, nëpër të gjithë perandoritë, kanë marrë dhe kanë dhënë në doke dhe zakone, në gjuhë dhe në krijimtarinë gojore popullore, në përrallat, gojëdhënat, gjë e gjëzat, legjendat për urat, kështjellat, kanë imituar dhe janë frymëzuar për të mirë eposet e njeri tjetrit në mënyrë krijuese, kanë bërë martesa, lidhje familjare, bashkëpunime të gjithanshme. Kjo dallohet shumë midis shqipes dhe greqishtes në fjalor, në strukturë, për faktin se të dy gjuhët janë të familjes indoevropiane. Prirjet nga kontaktet me modele të tjera gjuhësore forcojnë me fjalë dhe frazeologji të reja dhe hap rrugën për modernizimin gjuhësor.
“Kultura e gjuhës është kujdesi për të zhvilluar në gjuhën letrare, ato veti, që janë të domosdoshme për funksionimin e saj të veçantë.“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e gjuhës”, vëllimi i parë, Tiranë 1973, f, 8.
E folmja çame përbën një pasuri në historinë dhe kulturën tonë kombëtare me larminë e këngëve e poezive, me frymë poetiko-letrare si gurrë e pashtershme dhe një objekt i vlefshëm studimi si pasuri leksikore, me të folmen çame dhe një pasuri gjuhësore e patjetersueshme ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Kjo e folme përcjell jo vetëm frymën, aromën e kulturës dhe traditave të saj, por do shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe frazeologjisë që përkon me të folmen çame. Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve, e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri zenë vend prirjet drejtë zevendësimit të të folmes çame me
standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore.
“ Që në shek. XVIII, J.G. Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e
kulturës kombëtare. Kultura Gjuhësore është e thjeshtë, por e ndjerë dhe e përzgjedhur bukur e me forcë shprehëse, e cila na jep një tablo interesante e të vërtetë, të jetuar, të bukur dhe të ndjerë shpirtërisht.”
 
3- Gjuha shqipe po tregon qëndrueshmëri dhe hapje ndaj ndryshimeve politike e ekonomike për bashkekzistencën dhe vijimësinë e pashkëputshme të dy dialekteve të saja, përmes vlerave të përbashkëta kulturore dhe gjuhësore, që shprehin këto dy shtylla, tashmë të mbrojtura në Gjuhën standarde!
 
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes të kryera në gjysmën e shekullit të 19-të, në mënyrë të veçantë vepra prej 7-të vëlimesh e Eqerem Çabej, japin mundësi të vrehet se midis shqipes dhe greqishtes ka afri të shumta gjuhësore.”Aristotel Spiro, ALBANOHELLONICA – 6, viti 2018, f,13.
 
4 – E folmja çame si pjesë e multigjuhësisë dhe multikulturës shqipe…
 
E folmja çame përbën një pasuri për gjuhën shqipe, po aq dhe në historinë, kulturën tonë kombëtare si objekt i vlefshëm studimi, si pasuri leksikore me të folmen çame dhe një pasuri gjuhësore e patjetërsueshme, ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Në këtë punim që po përgatis, ajo përcjell jo vetëm frymën dhe aromën e kulturës dhe traditës çame, por shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe frazeologjisë, që përkon me të folmen çame. Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend prirjet drejtë zëvendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore, ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Dukuria artistike e prurjes së kësaj pasurie e frazeologjisë popullore çame, ka vlerën e një produkti të veçantë, kreativ e figurativ. Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend prirjet drejtë zevendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore.
Ky punim bën objekt, ka si vlerë të folmen çame si pjesë e multigjuhësisë shqipe. Ato vijnë nga fushat konceptore të lidhura me
mjediset dhe trevat çame. Me natyrën e vendeve skajore jugore çame; me atdhedashurinë çame dhe temën e patriotizmit; me kulturën e traditën e veshjeve e të mënyrës së jetesës; me figurën e spikatur të vashëzës çame dhe dashurinë; me punët në bujqësi e blegtori; me botën e kafshëve e të shpendëve; me emocionet që sjellin vlera semantike në mardhëniet farefisnore, në dasmat e tyre, në problemet shoqërore, etj. Pavarësisht evolimit të gjuhës sot, ku në zhvillimet leksikore, rol parësor në ruajtjen e fjalëve të ndryshme, marrin edhe faktorë të tjerë si: rethana, çasti i ligjërimit, situata, përdorimi për qëllime të ndryshme emotive, krenaria për origjinën, humori etj. Nuk mund të mos vlerësojmë edhe faktorë të tjerë, siç janë lidhjet me arsimin, veprimtarinë prodhuese, veprimtarinë kulturore e shoqërore. Si dhe me faktorë të tjerë shoqërorë e natyrorë, po aq të rëndësishëm si martesa, mosha, gjinia, ku gjuha dhe ligjërimi çam kanë pësuar lëvizje e ndryshime ndër breza. Ndryshimi gjuhësor nxitet e përcaktohet nga zhvillimi i kulturës, veprimtarisë prodhuese, mjeteve të reja teknike, jetës politiko-shoqërore, përparimit e shkencës, elektronikës etj. Nën trysninë e të cilit është edhe vetë gjuha standarde… Për sa kohë gjuha standarde do të jetojë së bashku me dialektet, me të folmet, gjithmonë do të ekzistojë një lidhje bashkëveprimi midis tyre.
 
5- Multigjuhësia dhe multikultura janë në ecje, në kërkim të formave, modeleve me nuanca kuptimore sidomos në fonetikë dhe leksik me ngjyrime të reja bashkëkohore…
 
GJUHA SHQIPE NUK KA KUFI SHTETËROR.
 
Në Kongresin e Drejtshkrimit 1972 Çabej guxoi me ba thirrje për “një gjuhë të përbashkët, tej caqeve shtetërore”.
Kjo gjuhë, thoshte ai, “mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një shkalle të caktuar të kulturës së bashkësisë që e flet”. Prandaj në formulim të çdo rregulle ai këshillonte të jetë e pranishme “vetëdija që është puna për një drejtshkrim të caktuar jo për disa mijë veta, po për katër milionë njerëz që e kanë shqipen gjuhë amtare” – aq shqiptarë ishim asokohe në rajon.
Sa u mbajt parasysh kjo këshillë e Mjeshtrit, që i rrihte zemra shqip? –fragment nga libri- GJUHA SHQIPE, Mehmet Elezi
Edhe vet poeti mysliman shqiptar prej Delvine Haxhe Shehreti, në krejt poemën e vet përdor trajtat-arvanitis dhe arvanitia…vetëm kdheur do të emërtoj krahinën e labërisë, pjesën malore të Himarës, përdor termat- Arvano-Arvanja Alvanjaj. Arstotel Spiro, vëllimi i 2të=ALBANOHELENIKA, f,120
 
Këto struktura duhen përafruar me kujdes nga ndikimet e ideve të studiuesve me tendenca politike antishqiptare e nihiliste, por dhe duke ruajtur vlerat dhe ato morfologjike e fonetike të gjuhës shqipe! Në këtë studim kemi parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet shkenca e Albanologjisë me dy fusha nga më të qënsishmet, më madhore, më të domosdoshme për një komb, siç janë: multigjuhësia dhe multikultura në kushtet e sotme ballkanike.
Sipas Prof.Aristotel Spiro:
“…Ekziston një traditë që trajton në përgjithësi -të marrëdhëniet midis gjuhëve, duke marrë parasysh trajtat se…në zhvillimin e trajtave të përbashkëta, një rol të rëndësishëm luajnë marrëdhëniet midis të folmeve a dialekteve gjuhësh të ndryshme.” Aristotel Spiro – Revista ALBANOHELLENICA-6, viti 2018, f, 59.
 
Duhet thënë se;
-Një formë tipike e lidhjes shpirtërore me traditën dhe artistiken me fqinjët është e pashmangshme për një letërsi të bukur dhe kulturës shqiptare.
-Shqipja është simbol i indititetit etnik, i cili kurrsesi nuk mud të mos çmohet si simbol i këtij indititeti etnik.
“Në shekullin e 18-të J.G.Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare!”
– Ilir Mborja, nga vëllimi me studime letrare “Të pikturosh fjalën, të pikturosh dritën” të autorit A.Gjata, Shtëpia Botuese “ADA”, viti 2017, Tiranë, f, 25.
 
Vlerë dhe pasuri përbënë për multikuturën folklori i pashtershëm i saj në krahina të ndryshme. Këto vlera janë pasqyruar më së miri nëpër festivalet e shumta të organizuara nga grupet folklorike.
Duhet pranuar se:
-Gjuha e veprave krijuese e studiuesëve, shkrimtarëve dhe poetëve kanë interes dhe vlera të veçanta për gjuhën dhe kulturologjinë. Gjuha e tyre është e pasur me neologjizma nga gurra e pashtershme, fjalë të qëmtuara dialektore, krahinore dhe fjalë të vjetra të lëna në harresë. Këngët popullore paraqesin interes historik, si vlerë poetike, por dhe për qëndrimin kritik ndaj realitetit, për brendinë e tyre filozofike e jetësore. Kënga jonë popullore historike vijon të jetë vlerë e rëndësishme
shpirtërore dhe faktor kulturor aktiv i zhvillimit të kulturës artistike.
6- Rënia, mos përfillja e gjuhës amtare, përbën shqetësim sa patriotik, aq dhe politik e shoqëror, nga shoqatat atdhetare në emigracion. Sipas stadit të tanishëm që po jetojmë në emigracion (çështja e ruajtjes së shqipes prej brezit të ri) është komplekse e natyrës dhe e formave sociolinguistike, politike e ideologjike, sidomos kultivimi i bilinguizmit aktiv, për brezat që jetojnë dhe do vijnë në të ardhmen në emigracion!
Them me bindje se në vazhdimësi, në shtetin fqinj shoqatat e shumta, sidomos ato për mësimin e gjuhës shqipe, të organizuar nga mësues të nivelit të lartë bëjnë punë të specializuar, me plot dëshirë dhe atdhetarizëm.
Janë me dhjetra e dhjetra shkolla të mësimdhënies në gjuhën shqipe, të vetëdijshme për të përçuar gjuhën dhe kulturën e kombit tek fëmijët që kanë lindur në Greqi. Punë shembullore në emigracion bëjnë dhe shoqatat atdhetare dhe ato kulturore për të mbajtur dhe përhapur traditat, kulturën, folklorin, doket, vallet, për të përçuar tek fëmijët traditat, gjuhën, dashurinë dhe historinë e popullit tonë në shekuj. Shembull tipik dhe me vlera madhore përbën për kulturën tonë kombëtare polifonia labe. Kjo kulturologji është një thesar muzikor në botë, është pjesë e vlerave në UNESKO dhe mbrohet prej saj. Tashmë kjo muzikologji është bërë e dashur dhe për popullin grek. Kudo nëpër mjediset e emigrantëve, në takimet folklorike, në festat tradicionale, në gëzime e dasma, jehon kënga labe në të gjithë Greqinë.
7- Pjesë e multigjuhësisë dhe multikulturës shqipe është dhe e folmja arvanitase, që dhe sot janë në trojet e të parëve të tyre…
Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur për shumë vjet nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe detyrimin që ta sjellë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet kumtesës sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”!
Kjo thënie përbën boshtin e kësaj nënteme, ku arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.
Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, arvanitasit pas shekullit XV e deri në kohë të revolucionit grek të vitit 1821, përfaqësonin rreth 1/3 e popullsisë në vendbanimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si në Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të ndryshme të Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet, analizat nga një literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore, si sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet përballjes me gjuhën e folur të arvanitasve në trevat ku dhe sot jetojnë si autoktonë në shekuj.
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes jugore dhe natyrshëm edhe me elementë të shumtë nga gjuha greke. Në ditët që jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një
“zhargoni”…Por kurrsesi nuk ekziston si dialekt.
8- Në trashgimin ndërtimore të vendeve të Ballkanit të krijuara përgjatë shekujve, vërejmë shumë tipare unitare në trashgimi të ndryshme ndërtimore, ku bie në sy raporti se, njësi-ndryshueshmëri nuk është i qëndrueshëm, janë në gjini të ndryshme si arkitekturë, në kohë të ndryshme historike, në varësi nga terreni (fushor, kodrinor,apo malor).
Një veçori tjetër përbërse është:
Se familje, ose fise nguliten në një zonë, në një kodrinë, rrëzë një mali, ose luginë. Këto vendbanime tregojnë mësëmiri karakterin e bashkësive për të ruajtur gjenalogjinë, gjuhën, traditat dhe mirëqenien e tyre. Në këto kushte çështja e përdorimit të dialektizmave dhe krahinorizmave, përdorimi stilistik i tyre kanë vlerat e veta në rrethana ligjërimore.
Po kështu, është fisnikëri, vlerë pasurimi i gjuhës me fjalë që njihen pak, ose aspak, në këtë rast nuk duhen futur fjalë që s’janë të shqipes…
 
BIBJOGRAFI
 
1 – Gjovalin Shkurtaj – “SI TË SHKRUAJMË SHQIP”. Botime TOENA, Tiranë, 2008, f, 64.
2 – Aristotel Spiro, ALBANOHELLONICA 6, viti 2018,,f,13.
3 – Aristotel Spiro, Revista ALBANOHELLENICA 6, viti 2018, f, 59.
4 – Ilir Mborja, nga vëllimi me studime letrare,Të pikturosh fjalën, të pikturosh dritën, të autorit A.Gjata, Shtëpia Botuese “ADA”, vit 2017, Tiranë, f, 25.
5 – Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s