Poezi nga Elida Rusta

 
Poezi nga Elida Rusta
 
 
***
 
Në prehnin tand që s’ekziston,ulem shpesh sa me hek brengën.
Të mbaj hala si peng i mallit tem t’pajustifikueshëm, peng që t’kërkon ty për me mbush vendet bosh që m’len jeta.I kam provu shtrëngimet tueja n’gjoks,mjaftueshëm sa me m’mungu, si ato kohët kur n’përqafim tand isha veç nji fmi që kujtote se ishe e përjetshme.
Njerëzit a thu kur ikin prej ksaj bote, ikin njimend?
Kam fillu me e besu se s’ka jetë t’përtejme,se e di që ti s’e kishe lan pa ardh me m’prek dhe njiherë kryet, kur shef sa nevojë kam për ty.
Ah,t’kishe me ardh dhe veç nji herë me m’taku…
e kshtu me i nxjerr pluhnin tan ksaj dashniet që ka me m’mungu gjithmonë…
 
 
***
 
Ndër parajsa të bukura ti mbledh lule,
i vén mbi velin tem t’zi.
Nën të ásht ftyra jeme plot lotë
që s’din me gzue.
Besomë nanë!
Tán ktë kohë,
asnji qelizë s’ka pushue s’dashtunit ty.
T’mendoj…e mrendë meje edhe gjaku ndal,
edhe fryma ndal,
edhe andrra ndal,
edhe jeta ndal.
Malli çdo ditë asht palue
prej atij Maji të zi
që m’pat vjedh frymëmarrjen
e pret, pret me u çpluhnosë,
me u qa për të miliontën herë
…edhe sot.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s