Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
DERI AT’HERË
 
…Sonte nuk mundem me ardhë,
ashtu si don në perqafim.
Në kufjtë e absurdit mbetem,
lypsar të fatit që s’ na desh.
 
Në ëndrra mundem me t’ prek
gishterinjët mbi faqe vallzojnë.
Në shtigjet e ngushta të jetës,
lindi dhe mbeti ndienja…
 
Një peng shpirti të mbaj,
pushtuar me ethet e vetmisë.
Nata lugat mbi trupat tanë,
agimi një shpresë e re….
 
Deri at’ herë ….
Dielli do jetë korrieri im…
 
 
TË SHOH A S’ TË SHOH
 
N’ shkretinat e fatit t’pa fat,
ku andrra dhe dëshira puthen.
Gjurmët e tua m’ permenden,
ka letargjia e shpirtit molizun…
 
Nji vegim n’ pak dekika,
ngjyra shprese me dha.
Çka zemren kish robenue,
shpërfilli mramjen e acartë.
 
Nji rreze dielli shkreptiu,
pergat qafes zblume pa kast,
Nimfe, a zanë s’ di ç’ish,
molla e mekatit frymen m’nxuni.
 
Gladiator i fatit meta,
n’ arenen e jetes që pak më desh.
Çka n’ sfidë m’ lype t’ mroj,
do mbetet jotja të shoh a s’të shoh.
 
 
DJE…
 
N’krahet e andrrës morem ikën,
n’rrugë pa rrugë t’fatit.
Nji cep i buzës u harrue,
si peng i t’ pamundunes…
 
Kohës i grabitëm kohën qi s’ pat,
shpërthyen krahnorin zemrat e ujta.
Kish le, e dekë në pak leqe rruge,
Dje, nji histori …
 
U desht krej pak me u përmend,
mas t’ kqyrunash t’ mytuna n’ dëshira.
E andrra me u thye n’ pafuqinë e saj,
dëshmi e kësaj vrase, UNË dhe TI…

One thought on “Poezi nga Nora Halili

Leave a Reply to Ana Toma Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s