Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
 
Poezi nga Iliriana Sulkuqi
 
 
JETA IME (E JONA), TAPET BARDH E ZI ME TË GJITHA NGJYRAT PREJ TINGUJSH …
 
Fëmijërisht bëra gabime fëminore.
Në rini, asnjë gabim për t’u sharë.
Më pas, nuk e di, ku gabova-
si grua, apo si nënë…
….
Më pas, gabimet më ndoqën,
se mbeta te fëmija e lodrave
që botën rrotullon nëpër doçka
dhe kukullat i puth si të vërteta…
Më pas…
m’u harrua fëmijëria…
Më pas…
rinia m’u shkërmoq…
Më pas…,
papritur, e tashmja
s’më lë as në Ëndërr t’i shoh!
…:………..
Më pas…
Më erdhi e NESËRMJA…
Pa gabimet, deri më sot…
 
Iliriana- me të nesërmen e fëmijëve tanë
Brooklyn, 17 mars, 2020
 
 
TESTAMENTI IM -sipas lojës ” MBYLLA…, HAPAAA…”
 
Shëëëëttt,
e nxorra nga e fshehura
TESTAMENTIN TIM,
ku, me pak fjalë prej FJALE,
lija vetëm një amanet:-
Të prehesha atje,
ku s’do më dhimbte – DHIMBJA…
dhe me të ikurit do filloja tjetër jetë…
Sot e gris, pa u menduar dy herë, (ashtu, siç jetën do ta jepja në emër të dashurisë…)
 
Sot e gris, pa u menduar dy herë.
S’mund të iki, pikërisht SOT…
ku dhe hiri prej kockash,
do jetë TopSekret…
…dhe Fjala prej Fjale
s’do ketë më Vlerë…
… Sot gris Tesmamentin tim.
I bëhem Fantazmës-
mburojë për DASHURITË….
 
Iliriana- Sot, Shëëëëttt!
Brooklyn, 16 mars, 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s