E DI TA BESOJ / Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

 
Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai
 
 
E DI TA BESOJ
 
Mblidhe shpirtin tënd e mos e ler ndër shkëmbenj të fluturojë
Të shkrihet me derte e dhimbje, si akulli në plagën e njomë të rëndojë
E di, ta besoj dhimbjen që ti mbart me vete e mban..!
Liqene dhimbjesh e lot nga syt e tu derdhen në oqean
Qerpikët e tu rrahin njëri tjetrin deri në mesnatë
Si penda rrah telat e kitarës vajtuese me serenatë
Me pikëllim të thellë dëshirat ti mori qielli
Dhe shpresoje se petalet do i hidhje si lule dielli
Po çfar?!
Sërish reja qiellin tënd e errëson kur toka nxin e rënkon
E dhimbja pikon gjak në qelizat e tua që notojnë
Si gurët që piqen nën diell e thyhen si gurë gelqërorë
Gjinjt dhe buza jote rrëshket pa u njom me shiun pranveror
Si përrenjtë dhe lumenjtë që vërshojnë në behar
Yjësit lëshuan lotin ujëvarë ..
Ndjenjën e dhimbjes tënde e mbështolli hëna e gjallë
Buzëdridhura me netë me acar
Pse të fshehish nëper dhomat e zemrës trishtim dhe dhimbje?
E pse të fshehësh lotin cepave të syrit nga qerpikët e bukur që kullojnë gjakë në heshtje?
Korbat në qiell nxijnë kur fluturojnë
E me korale fitoren e mbrojnë
Duan që nën flatrat e tyre të mbajnë dhe të sundojnë
Hape kraharorin e hidhe dhembjen në erë, le të kthehet në murlan
E të përpijë rënkimet e shpirtit tand
Lëshoji rrënjët në tokë dhe ushqejë si lule jorgavan
Si thellëzat të këndosh, si pëllumbesh e bardhë
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s