Poezi nga FREDERICK SEIDEL (19 shkurt 1936 / USA) / Përktheu në shqip Kolec Traboini

 
FREDERICK SEIDEL
19 shkurt 1936 / USA
 
 
KALËROJ NË PIKTURË TË VJETËR
 
Trupi im i rëndë ra poshtë në pjerrtësi të shkallëve.
Trupi im i madh nuk e di kush jam unë.
Nuk e njeh me ke është as si e çfarë.
Trupi im i rëndë nuk është dashamirës me mua.
Ai zakonisht nuk e di ku jam unë.
Ai u rrëzua e fluturoi nëpër shkallë.
 
Ai zakonisht nuk e di kush është pronari.
Është si të kesh një kalë të qëlluar poshtë vetes
Kur jeni në një garë kalërimi.
A je ti pronari apo kali?
Jeta më së shumti është si një garë hipizmi
Dhe papritur kali juaj, pikturë e vjetër, nuk është më
Nën ju, lopçar, dhe ti je në një barelë
Në spitalin Greenport për të bërë rreze Rontgen,
Në spitalin e famshëm për inkompetencë
Por aq i këndshëm për ekipin e urgjencës.
 
Trupi yt është një bagazh dashurie që shëtit përreth.
Trupi im shkoi në drejtim të gabuar dhe u ndalua në ajrin e thatë.
Ai mund të vdiste, me mua në krye të dhomën e të shumtëve.
Jam në pikën e kontrollit në krye të raketës.
Arrij të shoh njollën e errët në largësi
Që është një shtrëgatë jashtë e sipër Long Island Sound.
 
Jam i vetmuar veç me veten time në helmetën e kockave,
Kontrolloj për mesazhe në celular iPhone.
Tani do të kthehem të shkoj prej këtu atje.
Më uroni udhëtim të sigurtë me puçërra në mushkëri
Zbuluar me rreze Rontgen kur trupi im u rrëzua.
 
Lexues, unë jam fjala që ju po lexoni.
Lexues, sa të kem frymë derisa të pushoj së ekzistuari,
Do t’ju shoh ju që lexoni këtë poezi.
Unë jam jashtë mase, buzëqeshja
E skajshme e shiut të verës.
 
 
BAUDELAIRE NË BRUKSEL
 
Disa njerëz thonë se seksi është si të kalërosh ylberin.
Mbase është ashtu.
Por unë them se një herë kam rënë mbi një minë .
Ylberi im në lëvizje praktikisht
Më dërgoi drejt e në spital
Për të arritur termosferën,
për të shpërthyer mbi Bruksel, Paris, e tj. –
Dhe këtu është një infermjere. Infermjere!
Unë kisha goditje.
Një goditje tjetër në zemër.
Nuk e heq dot këtë kokë lafshë nga krevati.
Disa thonë se poezitë e mia helmuese
Janë si lulet që dikush i ka sjellë në dhomë,
Lule që shpërndajnë përreth zëra gjëmimtarë.
 
 
 

Shqipëroi: K. P. Traboini

WORLD POETICA 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s