SA SHUMË HIENA POLITIKE E MEDIATIKE! / Poezi nga Kadrush Radogoshi

 
Poezi nga Kadrush Radogoshi
 
 
SA SHUMË HIENA POLITIKE E MEDIATIKE!
 
Sa shumë hiena politike!
Sa shumë hiena mediatike!
 
Tradhtia moderne e paska të njëjtën fytyrë
Të shëmtuar
Si para një shekulli,
Si para shumë shekujsh
Edhe pse paska veshur rroba moderne
Edhe pse paska bërë makijazh special
Edhe pse po folka në emër të etërve amerikanë
Apo të stërnipave të tyre plëngprishës!
 
Sa shumë hiena politike!
Sa shumë hiena mediatike!
 
Qielli i tymosur i tradhtisë
Paska reshur hiena që aktruakan role burrash shteti
E u jepkan dekorata specieve të veçanta
Për merita të jashtëzakonshme
Në ndërtimin e shtetit të askundisë.
 
Sa shumë hiena politike!
Sa shumë hiena mediatike!
 
Pas përfundimit të shfaqjes suaj tragjikomike,
Ju hienat politike,
Ju hienat mediatike,
Do ta merrni shpërblim
Biletën për në Ferrin modern të moskthimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s