Fabula nga Iliaz BOBAJ

 
Fabula nga Iliaz BOBAJ
 
 
EPRORI
 
Dikush godiste gozhdën me forcë,
i binte në majë,
të ngulej me kokë.
I foli eprori: -Puna do mend.
Kjo gozhdë s’është për këtë mur,
po për tjetrin përballë, bre burrë…!
 
 
NË RRUGË
 
Udhëkryq.
Dy udhëtarë,
tokin duart,
përmalluar.
Njëri mban
për kapistalli,
një dori,
me dru ngarkuar.
Fjala, fjalën,
nget ngadalë,
shtyhet ngeshëm,
muhabeti.
-Pse të nguten,-
rënkon kali,-
peshën e kam,
unë, i shkreti.
 
 
MIKROFABUL
 
Ç’kish thesi brenda, e morën të tërë,
tani i thonë: – Pse s’rri në këmbë?
 
 
XHEPI DHE KOKA
 
-Jam plot,- i thosh xhepi kokës
dhe mburrej vend e pa vend.
-O qyqar,- ia ktheu koka,-
ti ke lekë, por nuk ke mend…
 
 
SHPENDËT
 
Biseda nisi e lirë,
çdo shpend thosh ç’kish më të mirë.
 
Fazani pendët i hap:
-Bishti im, kurorë e artë.
 
Gardelina mbi një gur:
-E kam veshjen si pikturë.
 
Një skifter cërr- cërr nga lart:
-Unë shoh gjilpërën në kashtë.
 
Thëllëza pas një gëmushe:
-Jam e bukur si një nuse.
 
Flet bilbili dhe vë pikë:
-E kam zërin si muzikë.
 
Një shqiponjë dëgjon dhe hesht.
-Fol,- i thanë,- përse nuk flet?
 
Në çast qielli ndërhyn:
-Shqiponja ka madhështinë.
 
 
ZJARRI
 
Ndezi zjarrin mirë e mirë
dhe u ul pranë tij i qetë.
-Oh, ky afshi i ngrohtë i tij,
një kënaqësi e vërtetë!
 
Një dru që përpinin flakët,
gati ia pati përgjigjen:
-Kënaqësi ndjen ti që ngrohesh,
dhimbjen e ndjej unë që digjem…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s