KRAHËT E MI NË KODET E KOHËS… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
Poezi nga Iliriana Sulkuqi
 
 
KRAHËT E MI NË KODET E KOHËS…
(…dhe i tha Koha – KOHËS : -Ti s’e bën si unë Dashurinë…)
Njëhërë e një kohë,
krahët më hapeshin jashtë kufijve të reales,
si një kompas gjeometrik,
ku përqafoja botën prej përralle
me fund magjik…
Dalëngadalë,
në përqarkjen rreth kozmosit,
rrathët zvogëloheshin
brenda krahëve të mi…
Sot,
Më ka humbur kompasi i rrathëve.
Sot,
krahët më janë tkurrur
sa një gisht…
Krahët kanë marrë
dimensione prej SHPIRTI–
me këndet, kubizmat
vijëza të (zh)drejta, me kuptim…
Një diametër më shpëton
nga Magelani,
një tik – tak
më puthet me enigmat si shpëtim…
Tani,
pa krahë përralle,
pa fundin e tyre mistik,
pa kode takimesh në orën fiks të shfaqes…,
pa ndarje kohësh që ikin e vijnë…-
i them një kohe,
jashtë kufijve realë:
-Pa silikon te Fjala,
JAM KOHA E FJALTË PA KTHIM.
 
Iliriana S. – Fjalë për Kohën e ARDHME …
Brooklyn, NY.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s