Loredana Borghetto (Itali) / Solli në shqip Juljana Mehmeti

 

Loredana Borghetto (Itali)

Lindur në Marca Gioiosa, e diplomuar për Letërsi në Universitetin e Padovës. Ajo jeton në provincën e Bellunos ku dha mësim për shumë vite në një shkollë të mesme .
Dhuruese e zërit në CILP (Qendra Ndërkombëtare për Librin e Thënë) në Feltre, ajo regjistron tekste të llojeve të ndryshme (përfshirë shkollën) për t’u përdorur nga të verbërit, me shikim të pjesshëm dhe disleksik.
Poezitë e saj janë të njohura dhe kanë marr çmime në mënyrë të përsëritur nga juritë e ndryshme. Eshtë klasifikuar në vendet e para të konkursit “Libra me vargje në libra të ndryshëm” të organizuar nga shtëpia botuese Urso, ku ka botuar koleksionet “Edhe unë e ndiej atë këngë”, “Jetë në lëvizje” dhe ” Jetë kështu e sinkronizma në fluturim “
Ajo ka ndjekur dhe ndjek aktivitetet e Librarisë Urso ” në favor të qarkullimit të poezisë në qytete të ndryshme të Italisë, të akorduara poetikisht me temat më të larmishme, në kushtet më të pazakonta, madje edhe në rrugë, sheshe”, siç shkruan botuesi., duke motivuar caktimin e pllakës prestigjioze të projektuar prej tij. Është vlerësuar me titullin “Poeta Verseggiatrice”, akorduar asaj nga poetja Izabella Teresa Kostka, falë së cilës ajo pati mundësinë për t’iu afruar poetikës së Realizmit Terminal. Disa nga poezitë e saj janë përkthyer në Polonisht, botuar në të përmuajshmen Bezkres / Infinito (janar 2021). Ajo bashkëpunon me projektin RUCKSACK, a global poetry patchwork dhe me “Piccolo Museo della Poesia” në Piacenza.
Ajo merr pjesë në transmetimet në radio dhe në nisma të ndryshme të propozuara nga poetë të njohur dhe / ose grupe poetike, gjithmonë të kujdesshme për të kapur shenjat e inovacionit në poezinë aktuale për t’i përshtatur ato me ndjeshmërinë e saj personale.



 Ëndrra të dorëzuara
(Frymëzuar lirshëm nga Degët e shelgjeve të S. Quasimodo)

Dhe si mund të këndojmë akoma
në këto netë të muzikës së fikur,
ndërsa sy të pabesueshëm pyesin
perënditë e rëna. Dhe zërat pa një pikë mbështetjeje
nga humnerat shfaqen dhe na prekin
na kapin dhe na tërheqin në detin
e populluar nga lotët e thatë
të Shën Mërive memecë, që mbledhin
trupa të zhveshur dhe vajtime therëse?

Ditë pas dite perdet e pluhurit
mbi shpirtrat e dorëzuar mbulojnë
tmerre të paskrupullt,
që përdhosin arkitekturën e shenjtë
të qiellit. Vello për të mbrojtur pjesët
e njerëzimit në pritje që nota të dobta të mbikqyrjes
të këndojnë tinguj të dehur
të një kohe të shthurur
pa kungatën e shëlbimit.

Krahë në qiell
drejt diellit të lirë.
Sinkron në fluturim.


Në ditët e luleve apatike

Në ditët e luleve apatike
dhe barbarozave me kërcell të zhveshur
kur nxehtësia shkon midis gishtërinjve
dhe nën këmbët bosh tingëllon toka,
para se të të shtyjë dielli jashtë dritës
para se fryma të bëhet heshtje
vrapo rrugëve të huaja që rrotullohen
drejt erës së hidhur të barit të kositur
vrapo … , pa lot për të mos lodhur faqet

dhe vajtimi do të jetë i shkurtër.

Si një klandestin

Si një klandestin
i padukshëm
nëpër ditë
zvarritur
me bagazhin
e ndjenjave të ngrira
dhe mendime viskoze.

Lexoj jetën e shfajësuar
të një mysafiri
të paftuar
duke kërkuar fjalën
që hap shpirtin
në përjetësi.


BURRA

Burra
të ndryshëm, të njëjtë
të bashkuar, të ndarë
përshkojnë historinë
duke kërkuar thërrime
të lumturisë në ndërthurjet
e indiferencës
dhe pengesave.

Përgjatë gjurmës
tashmë të vizatuar
ata injorohen
përplasen
pranohen
njohin njëri-tjetrin.

Zjarri dhe Uji
Toka dhe ajri
të ndryshme dhe të njëjta
të bashkuar për të pikturuar
historinë e jetës.


Nëse nuk ke frikë

Nëse nuk ke frikë
kapërcen argjinaturat dhe rrëzon gardhet
heq qafe peshën dhe lehtë hyn në labirintin
e fjalëve të ndryshme.
Nëse nuk ke frikë
nuk të tremb
ngatërresa e jetëve
që pushtojnë rrugën tënde,
nuk të mbajnë peng
rrënjët qe të duan skllav
nyjesh paragjykimi.
Nëse nuk ke frikë nga shenjat
ata janë kometa që te drejtojnë
në hapësira të reja
ku dëgjon profecitë që do të zbulohen,
ku flladi rindërton figurat e paidentifikuara.
Nëse nuk ke frikë përhumbesh
në atë arkitekturë duarsh dhe vështrimesh pastruar nga indiferenca të ngurta.

Qyteti ende lëviz, i shpejtë,
por ti ngadalë përshkon
ate labirint rrugësh dhe jetësh …
tani që nuk ke më frikë.

Mos u mbyll …

Mos u mbyll brenda kufijve
të një përkufizimi,
mos i mbaj mendimet me zë të ulët,
mos i thyej ato në copa zëri

ti ke brenda botë të tëra

Mos u bë ajo këngë e kapur
në radio rastësisht që pastaj humbet frekuencat
dhe nuk e dëgjon më .

Ti je një kënge e papërkthyeshme
misterioze perfekte
edhe në ato tinguj të pakuptimtë.

Mos i kthe gënjeshtrat në përralla
pengesat në alibi në bredhje zigzag-e
midis mërzisë dhe dhimbjes
inatit dhe hakmarrjes
ato janë dështime.

Çdo errësirë ka një zemër drite
dhe çdo dritë ka një zemër errësire
mos u mbyll brenda kufijve
të një faqeje ose link-u,
ti je një libër i tërë
je e gjithë bota.

 

Solli në shqip Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s