Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
KTHIM NË ITAKË
 
Priti e priti Penelopa pritjen e pasosur,
Odiseun priste në Itakë,sigurisht.
E vëreja Telemakun të vrerosur,
Nënën e shihte me të syrit bisht.
 
Shtatzënë kishte mbetur dhe, Itaka,
Thashethemet mbyste nëpër dete,
Nuk janë gjë tjetër,veç merimanga
Në mjeshtërinë e tyre të një rrjete.
 
Pa thoshin:Odiseu nuk vjen kurrë,
Pa thoshin:Odiseu është bërë derr,
Pa thoshin: Kjo e ve e ka hallall një burë,
Deri në vdekje pse ta mbajë një nder?
 
Pa thoshin: Itaka ka plot shigjitetarë,
Shigjetën ta kalojnë në gjithë unazat,
Ai që të dalë i parë ndër të parë,
Jo Penelopën,por t’i rrëmbejë të gjitha vajzat.
 
Për çudi,gjithë mendjet e Itakës,
Si me magji,i prishi vetëm një bari,
Tek lante këmbët pas lëngatës,
Të një qyqari mbetur njeri pa njeri.
 
Kish mbërritur vetë Odiseu,
Itaka me vetveten u përlesh,
Pëlhurën e mundimit Penelopa ndehu,
Telemaku veç atherë zuri të qeshë.
 
 
MOS VDIS NË PRANVERË!
 
Të lutem,mos vdis në pranverë,
Aq më tepër,në një pranverë si kjo,mos vdis!
Eshtë gjynah prej Zotit bari i prerë,
Bari dhe loti nuk rrinë dot në një plis.
 
Të lutem,mos vdis në pranverë,
Se gratë nuk i mbledhin dot lotët nën shami,
Se fëmiët nëpër botë janë bërë erë,
Se erërat s’i bën dot dushk për qipi.
 
Të lutem,mos vdis në pranverë,
Se bota është ngujuar e s’del dot,
Se njeriu ndër varre një ngushëllim do ta sjellë,
Se dora e dheut per ty do mungojë,mos o Zot!
 
 
MJEKËRISHT
 
Turp të them!- vetes i bërtas,
I bërtas vetes:Turp të kesh!
Në karantinën plot maraz,
Dy gisht mjekër,mos të kesh?
 
Pa shih ç’u bë andej matanë,
U mbollën mjekra në të zezë
Dhe hiç siguracion nuk kanë,
Nuk kakarrit një pulë për vezë.
 
Si merr guxim të jesh imun,
Del para botës faqebardhë?
Njeriu sot kërkon të jetë majmun
Në kryerresht a në të fundit radhë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s