Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
Ditë pashke ishte
 
Veza që thyhet
është veza e mallit tim,
e te vendi i krisjeve nxjer lot
me kaq ngashërim,
ku je Aleksandër, Filip,
ku je Violetë,
e Kristinë?
 
***
Me mollëza të kuqe si vezët
në ditë të ftohta e me erë,
fëmijëria
vraponte pa kthim,
ku je Aleksandër, Filip,
ku je Violetë,
e Kristinë?
 
***
Si dikur rend që t’u kapë,
si ylli yllin
nga lindja
në perëndim,
ku je Aleksandër, Filip,
ku je Violetë,
e Kristinë?
 
***
Si sot, ditë pashke ishte,
një ditë e vërtetë,
e jo ëndërrim,
e ne si zogj të uritur
në fluturim,
ku je Aleksandër, Filip,
ku je Violetë,
e Kristinë?
 
***
E qeshura juaj tretur nëpër erë,
më ndjek nga pas
si dritëz e mjerë.
Do derdhja dhe shpirtin
e veshur në ar,
të luanim
dhe njëherë,
si vite më parë!
 
 
NË QE NDRYSHE…
 
Ai që e ka takuar e di, dashuria
S’është heshtje nate,
A fjalë e pathënë dite,
Por përndritje agimi
Me sinjale aurore që flasin,
Petale e bukur luleje
Që për vdekje mundohesh t’i marrësh erë
E ta përkëdhelësh me gishtërinj
Padurimi që dridhen,
Dallgë brënda kraharorit të detit të shpirtit
Në dukje të qetë,
Thikë e ëmbël drite
Për sytë e qiellit,
Gurgullim burimi e kulluar
Ku me duar pi kristale dhimbjesh,
Shi i padurueshëm
Që freskon e ngop rrëkezën që vuan.
Ai që e ka takuar e di,
Është rrufe e bukur që të plagos
E të bën të vuash kujtimin e asaj plage
Gjithë jetën.
Në qe ndryshe, se di,
Nëse vërtet, ke takuar, dashurinë.
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s