ATDHEU U SHIT / Poezi nga Petrit RUKA

 
Poezi nga Petrit  RUKA
 
 
ATDHEU U SHIT
 
Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
miliona letra me vlerë votimi,
tani do të bëhen thasë me para…
 
U vumë rë radhë si mijra dele,
kopenë e ujqërve e zgjodhëm sërish,
dhe shpresën e re në mijra blegërima,
e mblodhën Ata në vatha partish.
 
Në vend të zinxhirëve- karta krediti,
skllevër të lirë, me bukë e makina,
për ankthin miliona tableta kimike,
nën bluzat firmato, zemra me vrima.
 
Në mbrëmje zarfin e shpirtit të plasur,
ekranet me ngjyra e bëjnë limonadë,
të dyja palët numërojnë çdo mbrëmje,
ne parainfarktet, dhe ata…paratë.
 
Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
i huaj po ndjehem çdo orë këtu,
po s’kam më fuqi, as për maraz.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s