Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
kronikë
 
mediat thanë që ato ishin të lira,
pa presion, pa trysni dhe mbi të gjitha pa zarfe nën dorë.
 
pastaj si çdo herë,
erdhën dhe ca korba nga jashtë
e hije i bënë qytetit,
ia zunë frymën të shkretit
dhe e bënë të heshti.
krra-krra-të u dëgjuan deri larg.
 
dëshmitarët në shesh bënë sehir
dhe seç thanë ca fjalë nën dhëmbë.
s’u mor vesh se ç’thanë, e se ç’bënë.
 
të fortët e qytetit u kreshpëruan, sepse pagesa është bërë për më shumë thanë.
më trimat i ndanë, e gjakrat për momentin u ulën për të vazhduar më vonë.
 
Eh kinema e pagojë,
sa aktrime nxore nga ajo skenë e gjorë.
si nuk pëlcet barku yt nga mashtrimet e duarve tona tek kohën mbulojnë.
.
..mediat prapë thanë që ato ishin të ndershme,
(si periodat e femrave lënesha)…
 
 
sytë e mallit
 
mos u trishto, që mall më s’të bëhem
dhe udhëve të tua s’trokas më ngadalë,
ndodh dhe kështu i dashur,
mallet që duhen janë ikje pa fjalë.
 
mallit në ikje i dhamë edhe pajë,
ca fjalë si lojë, ca caste që i patëm,
po mallit të pagojë, më thuaj i dashur, ç’t’i japim?
 
malli si lojë paska çaste lëndimi,
se fjalët që thuhen mbajnë peshë mbi shpinë,
e supet tona të brishtë, të brishtë,
s’e mbajtën dot peshën,u thyen.
 
Mos u trishto që mall më s’të bëhem
e as ti s’më bëhesh gaz përmbi buzë,
kur të shikosh një gjethëz vjeshtake,
tek supeve, lozonjare të prek me ngadalë,
dije i dashur, se mallet e mia
t’i derdha mbi supe me ngjyrë të artë.
 
… mbyll sytë i dashur,
mbam’ brenda tyre,mos më lër.
 
 
copëza
 
ndodhin veç një herë gjërat në jetë,
një herë ndodh lindja,
një herë largesa nga kjo botë,
një herë ndodh dhe dashuria e vërtetë.
 
të tjerat janë veç mbushje,
janë copëza boshllëqesh,
që mundohemi t’i qepim me pe.
 
një herë ndodhin edhe përjetimet,
janë çasti, janë momenti
ku shpesh përpiqemi t’u vëmë fre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s