Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
NGJETHEN PËRKËDHELJET NË LËKURË
 
Rrokullisen drithërimat në shpirt,
Ngjethen përkëdheljet fort në lëkurë,
Symbyllur të puth me afsh anekënd,
Brenda teje shkrihem si llavë, me vrull.
 
Buza jote më rrotullohet nëpër trup,
Dhe çdo qelizë ndjen etje për ty,
Pulson mbi mua si dallgë aq fort,
Sa edhe vullkani do te tretej aty…
 
 
VETMIA DO MARRË EMRIN TËND
 
Nëse mundesh, mbill një karajfil të kuq në shpirt,
Të qetësohesh me erën e tij sa herë të kesh nevojë.
E nëse se bën dot, të paktën mos e ujit,
Palmën e dhimbjes, me grimca inati e hakmarrjeje.
Një ditë do të rritet aq shumë, sa do prishë krejt,
Ndërtesën e vuajtur të shpirtit.
Nuk ka rëndësi si do ndihesh,
Por se do lesh pa çati ndjenjash
Fëmijët e tu,
Ëngjejt e zemrës…
Më vjen keq, se atëherë,
Unë s’do kem mundësi të të ndihmoj,
Do jem duke përkëdhelur një tjetër ëndërr,
Një tjetër lule do të mbjell,
Kilometra larg nga plaga e hapur,
Do do të nis me hënën,
Vetëm kujtime të bukura.
Atëherë do ta kuptosh,
Thirrjen e mallit
Dhe qetësinë e jastëkut të ngrohtë
Ku flinin përqafimet.
Atëherë do kuptosh,
Peshën e unazës në gisht,
Dhe të vellos së nusërisë mbi shpirt.
Atëherë vetmia do marrë emrin tënd…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s