Poezi nga Merita Paparisto

 
Poezi nga Merita Paparisto
 
 
Hipotetike
 
Shiu që troket butë në dritare
më zgjon vetëdijen për etjen e luleve
që e vështrojnë trishtueshëm pas xhamit.
 
 
Një emër
 
E pa gjumë…
Qëndroj me librin e emrave
në duar..
dhe e shfletoj nga A në Z.
kërkoj emra njerëzish…
Dua t’i gjej një emër tsunamit
një emër flakës
një emër shkretëtirës
dhe një shiut të butë
… elemente që sillen
brenda meje.
 
Ndërsa kaosi merr territore
drejt thelbit të ekzistencës
unë nuk mundem
t’i hesht e paqtoj elementet
pa i thirrur në emër.
 
 
Rigon
 
Pikëlon butë dhe parku zbrazet
njerëzia ikin,
i tremben shiut e fshihen nën strehë…
E vetme,
ia dorëzoj lagështirës
flokët – fije gjineshtre
të etura…
 
Bie,
butë…butë bie.
O melodi e përtejme,
që të dëgjoj vetëm unë…
Flauti i lumit,
tamburatë e pikave të imta
mbi fletë
dhe kontrabasi i bretkosave…
 
Një bilbil ligjëron me “ligje”
dhimbjen e krahut të një peme
të thyer rishtazi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s