Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
VJESHTË SHPIRTI
 
Ndjej si kalojnë stinët e jetës .
Shigjeta sekondat , minutat si heshta
Dhe ligem trishtimit kaq brejtËs ;
Dje ishte verë, sot mË erdhi vjeshta.
 
Nata më hedh në krevat gjilpërash.
Ushqej dëshira . Mos jam në harrim ?…
Përjetë “ i ngujuar “ te linjat e tua.
Nga kujdesi i tepërt, shpik dënimin tim !
 
Ndjej brenda meje stinët e jetës .
Dje ishte verë, sot më erdhi vjeshta.
Vetë e kam dashur kaq brejtës
Pushtimin tënd, me puthje dhe heshta .
 
 
HESHTËM
 
Sa kohë të mohuar !..Dhe unë ende të pres…
Pendimi se të dua më bën të duruar ,
Prej pritjes kam harruar, madje edhe të vdes
Dhe fati iluzion më mban të mashtruar .
 
Lodhem nga ndjesia ” përse më kujtohesh “,
Kur sytë e tu më përqasin vetëm një fëmijë.
E përsëri… e përseri… e endërrt kalërohesh
Mbi një pegas gëzimi dhe unë e pres të vijë .
 
Jeta zemren ma lodh me pluhurosje të trishtë,
Jemi të pafajshmit e kohës që s’e deshëm .
Kush e mendonte se do të ishim kaq të brishtë,
Të dënuar vetëm nga shkaku sepse heshtëm .
 
 
LULET NË DRITARE
( Kushtuar mikut tim të larguar nga kjo jetë, E.V. )
 
Çelën karafilat në dritaren tënde,
s’mund të vi nga malli si dikur i lumtur,
gjithnjëlloj në heshtje, sytë hedh me ëndje
edhe pse ndër kohë fatin kemi humbur.
 
Shpesh vi si shtegtar, kohës i vonuar,
qetësisht afrohem luleve pa ngutje,
këpus ndonjë gonxhe e përdredh në duar
dhe vazhdoj i dhimbur rrugës për më tutje.
 
Askush s’e kupton dot shqetësimin tim,
as ngjyrat mbi mure , hijeshi në varrj ,
iki si i plakur , nuk ndryshoj mendim,
në jetë ka mall ,në jetë ka ndarje.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s