Kalendari poetik: Janis Ricos (1 maj 1909 – 11 nëntor 1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jannis Ritsos
 
Kalendari poetik: Janis Ricos (1 maj 1909 – 11 nëntor 1990)
 
Sot dashamirët e poezisë greke përkujtojnë 112 vjetorin e lindjes së poetit të shquar Janis Ricos, njëri nga poetët grekë më të njohur të shek XX. Ka qënë nëntë herë në listën e mëtuesve për çmimin Nobel, pa arritur ta fitojë asnjëherë; ama u ngazëllye kur fitoi çmimin Lenin për Paqe për periudhën ’75-’76 dhe deklaroi i lumtur “ky çmim për mua vlen shumë më tepër se çmimi Nobel”. Në fillimet e tij poetike qe shprehur se qëllimi i tij ishte “t’i shërbente komunizmit me artin e tij” (me përmbledhje poetike si “Traktori” p.sh.).
Por kanë mbijetuar me sukses poezitë e tij erotike dhe ato kushtuar dashurisë dhe natyrës.
Ja një poezi nga Jannis Ritsos:
 
 
ARËSYET E MISHIT
 
Poezitë që në heshtje mbi trupin tënd kam jetuar
zërin e tyre kur të kesh shkuar do të më kërkojnë.
Por atëhere zë s’do të kem t’i them edhe njëherë. Sepse
të pëlqente zbathur nëpër dhoma të shkoje, pastaj
strukeshe mbi shtrat,
si lëmsh puplash, mëndafshi dhe flakësh të egra.
Mbështillje gjunjët me duar,
duke lënë provokuese kofshët zbuluar dhe thembrat e trëndafilta.
Kështu më kujto – më thoje;
pikërisht kështu, me këmbët e ndotura; me flokët shpupurisur mbi sy,
sepse kështu më thellë të vështroj. Hë pra,
qysh mund të kem zë. Poezia s’ka ecur
ndonjë herë kështu
me lule molle mbuluar
në asnjë Parajsë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s